Kur mund të kthehet në fushë Carvajal? Flasin mjekët
Sezoni ka përfunduar për Dani Carvajal. Lideri mbrojtës i Real Madridit të Carlo Ancelottit dëmtoi gjurin e djathtë të shtunën, gjatë ndeshjes mes
Sezoni ka përfunduar për Dani Carvajal. Lideri mbrojtës i Real Madridit të Carlo Ancelottit dëmtoi gjurin e djathtë të shtunën, gjatë ndeshjes mes Real Madridit dhe Villarrealit dhe rikthimi i tij në fushe mund të ndodhë vetëm pas një viti.
Ky është mendimi i shprehur për Marca nga doktor Pedro Luis Ripoll, drejtor i klinikës Ripoll dhe De Prado, FIFA Center of Excellence, pasi lexoi diagnozën e rëndë: mbrojtësi i krahut pësoi një këputje të ligamentit të kryqëzuar të përparmë, një këputje të ligamenti kolateral i jashtëm dhe këputja e tendinit popliteal.
“Fakti që dëmtimit të ligamentit kruciat i janë shtuar të tjera, si ai i ligamentit kolateral të jashtëm dhe tendinit popliteus, i vendosur në këndin posterolateral të gjurit, përkeqëson ndjeshëm prognozën dhe evolucionin”, shpjegon Dr. Ripoll. “Këto lëndime mund të zhvillojnë paqëndrueshmëri rrotulluese posterolaterale të gjurit.
Me fjalë të tjera, gjuri mund të lëvizë prapa kur rrotullohet, gjë që e ndërlikon ndjeshëm përparimin e dëmtimit. Pavarësisht kësaj, teknikat kirurgjikale sot lejojnë që këto lezione të trajtohen me garanci të konsiderueshme suksesi”.
Sipas mjekut, Carvajal nuk do të kthehet në fushë para tetorit 2025, në rastin më të mirë: “Në çdo rast, rikuperimi nuk do të jetë kurrë më pak se një vit. Nisur nga situata, ka dy mundësi: ndërhyrja e menjëhershme që synon rindërtimin e të dëmtuarit ne strukturat periferike ose shtyjrje e operacionit”.
What's Your Reaction?