VIDEO / E rëndë! Militantët e PD dhunojnë gazetarët poshtë shtëpisë së Berishës, ja pamjet
Një incident i rëndë ndodhur dje pranë fundit të protestës së opozitës. Një protestues ka fyer dhe sulmuar me fjalë të rënda gazetaren e Top News, Alketa Shaba, që po raportonte live për protestën. Protestuesi nuk është mjaftuar me fyerjet, por është afruar dhe ka goditur me grushta gazetaren dhe kameramanin. Ka qenë ndërhyrja e […]
Një incident i rëndë ndodhur dje pranë fundit të protestës së opozitës.
Një protestues ka fyer dhe sulmuar me fjalë të rënda gazetaren e Top News, Alketa Shaba, që po raportonte live për protestën.
Protestuesi nuk është mjaftuar me fyerjet, por është afruar dhe ka goditur me grushta gazetaren dhe kameramanin.
Ka qenë ndërhyrja e disa qytetarëve të rastit që kanë ndaluar dhunuesin të bënte veprime edhe më të rënda.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Mustafa Matohiti”, ku banon ish-kryeministri Sali Berisha.
Televizioni Top News bën me disa se incidenti i rëndë është denoncuar në Policinë e Shtetit dhe rasti po ndiqet nga organet kompetente.
/a.r
What's Your Reaction?