Sekuestrohen mbi 14 mijë euro të padeklaruara në Kakavijë, procedohet 54-vjeçari
Një 54-vjeçar ka tentuar të kalojë kufirin duke mos deklaruar 14 mijë e 500 euro, të cilat iu gjetën gjatë kontrollit. “Si rezultat
Një 54-vjeçar ka tentuar të kalojë kufirin duke mos deklaruar 14 mijë e 500 euro, të cilat iu gjetën gjatë kontrollit.
“Si rezultat i rritjes së vigjilencës së shërbimeve të Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në dalje të Shqipërisë, u krye kontroll në çantën e shtetasit R. H., ku u gjetën 14 500 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar konform ligjit”, njofton policia.
Si pasojë, paratë janë sekuestruar ndërsa 54-vjeçari do të procedohet në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”. /vizionplus.tv
What's Your Reaction?