U largua masa ndaj produkteve serbe, pas 10 minutash hyn kamioni i parë nga Serbia

Dhjetë minuta pasi vendimi qeveritar për largimin e masës së sigurisë ndaj produkteve serbe hyri në fuqi për pikën kufitare në Merdarë, ka hyrë edhe kamioni i parë nga Serbia. Kamioni shoqërohej nga një patrullë policore dhe një e doganës deri në terminalin doganor që gjendet afër pikës kufitare. Për kamionët që hyjnë nga Serbia […]

Tetor 8, 2024 - 13:30
 0
U largua masa ndaj produkteve serbe, pas 10 minutash hyn kamioni i parë nga Serbia

Dhjetë minuta pasi vendimi qeveritar për largimin e masës së sigurisë ndaj produkteve serbe hyri në fuqi për pikën kufitare në Merdarë, ka hyrë edhe kamioni i parë nga Serbia.

Kamioni shoqërohej nga një patrullë policore dhe një e doganës deri në terminalin doganor që gjendet afër pikës kufitare.

Për kamionët që hyjnë nga Serbia do të ketë kontroll të detajuar pas dyshimeve të autoriteteve se mund të ketë armë.

Masa e sigurisë për produktet serbe vlen për të gjitha pikat e tjera kufitare me Serbinë dhe ishte vendosur në qershor të vitit të kaluar pas rrëmbimit të tre policëve kosovarë.

Largimi i masës vetëm për pikën kufitare në Merdarë erdhi pas presionit të Gjermanisë.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.