Paris Hilton diagnostikohet me një çrregullim mendor: Është superfuqia ime

Paris Hilton ka folur hapur për diagnozën e saj me çrregullimin e hiperaktivitetit me deficit të vëmendjes (ADHD) dhe si ajo e ka parë këtë gjendje kronike shëndetësore si “superfuqinë” e saj. Në një rrëfim për “Teen Vogue”, 43-vjeçarja, reflektoi mbi vështirësitë me simptomat e ADHD-së, para se të merrte diagnozën e saj përfundimtare. “Gjatë […]

Tetor 8, 2024 - 14:00
 0
Paris Hilton diagnostikohet me një çrregullim mendor: Është superfuqia ime

Paris Hilton ka folur hapur për diagnozën e saj me çrregullimin e hiperaktivitetit me deficit të vëmendjes (ADHD) dhe si ajo e ka parë këtë gjendje kronike shëndetësore si “superfuqinë” e saj.

Në një rrëfim për “Teen Vogue”, 43-vjeçarja, reflektoi mbi vështirësitë me simptomat e ADHD-së, para se të merrte diagnozën e saj përfundimtare.

“Gjatë rritjes, gjithmonë më thoshin që isha shumë energjike, shumë e shpërqendruar, shumë e zëshme — thjesht shumë në çdo gjë. Nevoja ime e përhershme për stimulim, e kombinuar me një sistem arsimor që nuk i përshtatej mënyrës sime natyrore të të mësuarit, përfundimisht më çoi në ambiente ku kaloja kohë me adoleshentët problematikë në industri,’” shkroi ajo në rrëfimin e saj.

Hilton më parë ka folur se si rebelimi i saj si adoleshente e bëri që prindërit ta dërgonin në një seri institucionesh dhe programesh trajtimi për fëmijë me probleme të sjelljes, varësi dhe çështje të shëndetit mendor. Në moshën 17-vjeçare, ajo kaloi 11 muaj në shkollën Provo Canyonnw Utah, ku pretendon se u abuzua seksualisht.

Duke kujtuar atë periudhë të jetës së saj, Hilton shkroi, “Do të doja që dikush të kishte pyetur, ‘Çfarë po ndodh vërtet me të? Përkundrazi, kalova vite duke u ndjerë e keqkuptuar, duke u ndëshkuar për mënyrën se si funksiononte truri im,” shtoi ajo. “Nuk ishte deri shumë më vonë në jetë që zbulova çfarë po ndodhte vërtet: Kisha ADHD.”

Hilton theksoi se ADHD shpesh është një “luftë e heshtur” për vajzat dhe gratë, të cilat sipas studimeve shpesh mbeten pa diagnozë.

Ajo kujtoi që fillimisht ishte e pasigurt se si ta përballonte diagnozën e saj.

Në fillim, të diagnostikohesha më dukej si një etiketë — diçka që më kufizonte, duke më përkufizuar nga ajo që nuk mund të bëja, nga ajo që më bënte të ndryshme,” shkroi ajo. “Ishte diçka që më dukej e nevojshme ta fshihja, duke u shqetësuar se si mund të perceptohej. A do mendonin njerëzit që isha shumë e shpërndarë, shumë e paqëndrueshme ose e paaftë për sukses?”

Ajo vazhdoi, “Por ato sfida janë vetëm një anë e medaljes. Ana tjetër zbulon diçka të bukur: krijimtari, pasion, qëndrueshmëri dhe një mendje që mendon në mënyra të guximshme e të papritura.

ADHD nuk është një kufizim; është një superfuqi. Është arma ime sekrete në një botë që shpesh na thotë të luajmë të sigurt.”

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.