Vranë kushëririn, vëllezërit shqiptarë dëshmojnë në polici: Abuzoi me ne kur ishim fëmijë

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja në Greqi, ku dy vëllezër vranë kushëririn e tyre, 28-vjeçarin Denis Loka. Ata kanë treguar se

Tetor 8, 2024 - 15:30
 0
Vranë kushëririn, vëllezërit shqiptarë dëshmojnë në polici: Abuzoi me ne kur ishim fëmijë

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja në Greqi, ku dy vëllezër vranë kushëririn e tyre, 28-vjeçarin Denis Loka.

Ata kanë treguar se ky i fundit ka abuzuar me ta kur ishin fëmijë të vegjël.

Sipas raportit, dy të rinjtë kanë deklaruar konkretisht se arsyeja e sulmit dhe vrasjes së kushëririt të tyre është se 28-vjeçari i ka abuzuar seksualisht kur ata ishin në moshën 4 dhe 6 vjeç. Deri më tani nuk dihet nëse ky abuzim është përsëritur.

Në fakt, kur u mor në pyetje, babai i dy vëllezërve përmendi se kur u informua se fëmijët e tij po shkonin ta takonin, ai kontaktoi kushëririn e tyre për ta pyetur nëse ishin të vërteta këto dhe ai i pranoi me shprehjen: “…ishin gabime që i bëmë fëmijë…” ndërsa shumicën e veprimeve të tij e konfirmoi.

Ngjarja ndodhi rreth orës 22:50 të së hënës mbrëma, kur efektivët e Policisë Rrugore që po lëviznin drejt Patisionit, panë në tokë burrin të mbuluar me gjak. I plagosuri, 28 vjeç nga Shqipëria, u dërgua me ambulancë në spitalin Evangelismos ku ndërroi jetë pak më vonë.

Policia vijoi kërkimet për gjetjen e autorëve, por pas një ore dy vëllezërit janë paraqitur në komisariatin e Kipselit, të moshës 17 dhe 19 vjeç dhe janë dorëzuar me 17-vjeçarin që pranoi se ai është autori i krimit. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.