Britania, popullsia rritet me ritëm rekord, shkak emigracioni
Popullsia e Mbretërisë së Bashkuar u rrit me një rekord 1% nga mesi i vitit 2022 deri në mesin e 2023, trend i ndikuar kryesisht nga emigracioni,
Popullsia e Mbretërisë së Bashkuar u rrit me një rekord 1% nga mesi i vitit 2022 deri në mesin e 2023, trend i ndikuar kryesisht nga emigracioni, ndërsa vdekjet tejkaluan lindjet për herë të parë në gati 50 vjet, sipas statistikave zyrtare të publikuara.
Vendi kishte 68.26 milionë banorë, sipas një vlerësimi të përkohshëm nga Zyra për Statistikat Kombëtare për periudhën korrik 2022-qershor 2023, pra 662,440 më shumë në një vit.
Kjo është rritja më e madhe vjetore që kur ONS filloi mbledhjen e këtyre të dhënave në vitin 1971.
“Migrimi ndërkombëtar neto ishte kontribuesi kryesor në rritjen e popullsisë për të gjitha vendet e Britanisë së Madhe (Angli, Uells, Skoci, Irlandë Veriore)”, sqaron më tej zyra.
Mbi 1.18 milionë të huaj erdhën për t’u vendosur në vend gjatë kësaj periudhe, ndërsa 508.300 u larguan, duke e çuar migracionin neto në 677.300.
Në të njëjtën kohë, vendi regjistroi 16,300 vdekje më shumë se lindje në të njëjtën periudhë, për herë të parë që nga viti 1976, duke përjashtuar vitin 2020 që u shënua nga pandemia Covid-19. U regjistruan 664.400 lindje kundrejt 680.700 vdekjeve./vizionplus.tv
What's Your Reaction?