Vidhnin para dhe bizhuteri në banesa, rrezikojnë tre vite burg shqiptarët në Belgjikë, skema që përdornin
Tre shqiptarë në Belgjikë rrezikojnë të dënohen me tre vite burg, pasi akuzohen për një sëri vjedhjesh në banesa, kryesisht në zonat Mol,
Tre shqiptarë në Belgjikë rrezikojnë të dënohen me tre vite burg, pasi akuzohen për një sëri vjedhjesh në banesa, kryesisht në zonat Mol, Retie, Kasterlee dhe Oud-Turnhout.
Shqiptarët, saktësisht të moshës 36, 37 dhe 41 grabisnin para dhe bizhuteri nëpër banesa.
Platin B. (41), Paulin Z. (36) dhe Erijon M. (37) dolën të hënën para gjykatës penale në Turnhout.
Sipas medieve të huaja, hetimi për tre shqiptarët nisi më 21 shkurt të këtij viti kur policia mori informacion për tre vjedhje në Mol.
“Kjo ka të bëjë me një bandë hajdutësh të organizuar nga shqiptarë. Autorët godisnin në katin e parë të banesave, e në momentin që në shtëpi nuk kishte njeriu, ata hynin grabisnin bizhuteri dhe para”, tha prokurori.
Gjykata do të japë vendimin më 21 tetor. /vizionplus.tv
What's Your Reaction?