Uragani “Milton” shkakton kaos në Florida, autoritetet japin alarmin për banorët: Evakuohuni, nëse qëndroni do të vdisni
Florida është në gatishmëri pasi uragani “Milton” i afrohet bregut perëndimor të shtetit, duke sjellë rreziqe serioze. Ky është uragani i dytë në më pak se dy
Florida është në gatishmëri pasi uragani “Milton” i afrohet bregut perëndimor të shtetit, duke sjellë rreziqe serioze. Ky është uragani i dytë në më pak se dy javë, pas uraganit “Helene”.
“Milton” është stuhia “më e keqe” që ka goditur zonën Tampa në më shumë se 100 vjet, sipas NHC.
Guvernatori i Floridës Ron DeSandis u bëri thirrje banorëve të përgatiten për një stuhi “të egër”, duke e quajtur atë uraganin më të fortë që ka goditur Gjirin e Meksikës që nga viti 2005.
“Le të përgatitemi për më të keqen dhe të shpresojmë që të dobësohet.”
“Nëse zgjidhni të qëndroni në një nga zonat ku është urdhëruar evakuim, do të vdisni”.
Milton tani është intensifikuar në një uragan të kategorisë 5, me erëra deri në 350 km/h dhe pritet të zbresë në zonën e Gjirit Tampa të mërkurën.
Deri më tani, të paktën nëntë qarqe kanë lëshuar urdhra të detyrueshëm evakuimi dhe autoritetet po u kërkojnë banorëve që të respektojnë pa vonesë.
Të martën në mëngjes, cikloni kaloi bregun verior të Gadishullit Jukatan në Meksikë.
Hurricane Milton in Florida #hurricane #hurricanemilton #florida #milton #tropicalstorm #Milton2024 pic.twitter.com/SULC2YAFhd
— Alistair Pallesen (@yzimng2) October 8, 2024
Parashikuesit paralajmërojnë se stuhia mund të forcohet më tej ndërsa shkon drejt Floridës dhe efektet e saj mund të ndikojnë në një pjesë të madhe të bregut perëndimor të shtetit.
Zona e Gjirit Tampa, e cila është veçanërisht e ndjeshme ndaj përmbytjeve dhe stuhive, nuk është goditur drejtpërdrejt nga një uragan në më shumë se një shekull.
Guvernatori DeSandis paralajmëroi se banorët duhet të finalizojnë planet e evakuimit sa më shpejt që të jetë e mundur, pasi nuk ka asnjë garanci se si do të jetë moti të mërkurën.
Ndërkohë, trafiku në autostradë është rritur në masë pasi banorët largohen nga zona.
#EN6 | El Centro Nacional de Huracanes de Estados Unidos prevé que #Milton mantendrá su estatus de huracán mayor y aumentará su tamaño a medida que se aproxima a la costa oeste de Florida, EE. UU.
Esta es la imagen más reciente de Milton captada por el satélite del NOAA. pic.twitter.com/Kz7aAF0BAb
— El Noticiero (@elnoticiero_6) October 8, 2024
Disa parqe në Florida, si Disney World dhe Universal Orlando, mbeten të hapura, ndërsa të tjerët tashmë kanë njoftuar mbyllje të përkohshme.
Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave (FEMA) po përballet me mungesa të mëdha të personelit pasi tashmë është mobilizuar në pjesë të ndryshme të SHBA-së për shkak të fatkeqësive natyrore të fundit.
Me më pak se 10% të stafit të saj në dispozicion, aftësia e FEMA për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive sfidave të reja që sjell Milton është në pikëpyetje. Situata është kritike dhe Floridas i kërkohet të përgatitet për një stuhi potencialisht shkatërruese./vizionplus.tv
What's Your Reaction?