U arratis nga burgu në Itali më 2017, kapet në aeroportin e Romës 41-vjeçari shqiptar me 7 emra
Karabinierët në Itali arritën të lokalizonin dhe arrestonin në Stacionin e Aeroportit Ndërkontinental “Leonardo Da Vinci”, në Fiumicino të Romës, një 41-vjeçar shqiptar, me shumë precedentë penalë dhe dënime të mëparshme, pjesa më e madhe krime kundër pronës. I dyshuari, duke përfituar nga pasaporta e tij e re, e cila në fakt i kishte dhënë […]
Karabinierët në Itali arritën të lokalizonin dhe arrestonin në Stacionin e Aeroportit Ndërkontinental “Leonardo Da Vinci”, në Fiumicino të Romës, një 41-vjeçar shqiptar, me shumë precedentë penalë dhe dënime të mëparshme, pjesa më e madhe krime kundër pronës.
I dyshuari, duke përfituar nga pasaporta e tij e re, e cila në fakt i kishte dhënë “një identitet të pastër”, pavarësisht se ishte dëbuar nga territori italian me një dispozitë nga Prefekti i Milanos, ishte kthyer para afatit 5-vjeçar, pra në kundërshtim me kriteret e zonës Shengen.
Sipas lajmit të konfirmuar nga mediat e vendit fqinj, shqiptari po udhëtonte me linjën ajrore të fluturimeve Barcelonë-Romë, pra duke tentuar të hynte në vend nga Spanja.
I nënshtruar një kontrolli të thelluar sapo ka zbritur nga avioni, duke kryqëzuar të dhënat personale të raportuara në pasaportë, me pseudonimet e tij të shumta (të paktën 7), shqiptari u gjet ndër të tjera si personi që në vitin 2017 bëri bujë në lajmet e mediave, për arratisjen spektakolare nga burgu “San Michele”, në Alessandria.
Atëkohë 35-vjeçar, mundi të largohej nga burgu ku po mbahej për të vuajtur një dënim prej 17 vitesh, teksa u identifikua dhe u arrestua 3 javë më vonë, duke u gjurmuar brenda një kampi ciganësh në brendësi të Milanos.
Arrestimi është vërtetuar dhe saktësohet se “i dyshuari nuk mund të konsiderohet fajtor, derisa të konstatohet përgjegjësia e tij me dënim penal të parevokueshëm ose të formës së prerë”. Pra gjykata do shprehet nëse 41-vjeçarit i ka mbetur dënim nga ai i 17 viteve burgim për të vuajtur, në kohën që u arratis.
What's Your Reaction?