Viktor Orban: Do të festojmë me shampanjë nëse Trump fiton
Udhëheqësi nacionalist i Hungarisë, Viktor Orbán, ka thënë se do të hapë “disa shishe shampanjë” nëse Donald Trump kthehet në Shtëpinë e Bardhë muajin e
Udhëheqësi nacionalist i Hungarisë, Viktor Orbán, ka thënë se do të hapë “disa shishe shampanjë” nëse Donald Trump kthehet në Shtëpinë e Bardhë muajin e ardhshëm.
Kryeministri hungarez do të presë liderët e tjerë të BE-së për një samit në Budapest disa ditë pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA më 5 nëntor.
“Ne do të hapim disa shishe shampanjë nëse Trump kthehet”, tha Orbán të martën, duke e përshkruar samitin e nëntorit të BE-së si një moment që blloku të mblidhet “për të provuar të gjejë një zë të përbashkët”.
Orbán tha se Trump, nëse zgjidhet president, nuk do të presë deri në inaugurimin e tij, por do të veprojë menjëherë “për të menaxhuar një paqe” midis Ukrainës dhe Rusisë.
Ai shtoi: “Ne duhet të reagojmë së pari intelektualisht, filozofikisht dhe më pas strategjikisht”.
Trump ka pretenduar në mënyrë të përsëritur se ai mund të sillte paqe në Ukrainë “shumë shpejt”, pa ofruar asnjë detaj se si mund të arrihet një zgjidhje e qëndrueshme.
“Unë jam i bindur personalisht, se nuk ka zgjidhje në fushën e betejës dhe mendoj se strategjia që ne ndjekim si Bashkimi Evropian nuk është e mire, ajo që po bëjmë është vetëm humbje, humbje dhe humbje”, tha Orban.
Udhëheqësit e lartë të BE-së kanë thënë vazhdimisht se negociatat për të ardhmen e Ukrainës mund të zhvillohen vetëm me pjesëmarrjen e Kievit./vizionplus.tv
What's Your Reaction?