Avokati i Mediut kërkon riekspertim për kostot e demontimit në Poliçan, GJKKO merr sot vendimin
GJKKO do të marrë sot vendimin mbi kërkesën e avokatit të ish-ministrit, Fatmir Mediu, për riekspertim të pjessshëm për kostot e demontimit në fabrikën e Poliçanit. Lidhur me këtë kërkesë Gjykata e Posaçme do të shprehet gjatë seancës së sotme gjyqësore që ka nisur në orën 09:00. Ndërkohë ish-ministri i Mbrojtjes ka mbërritur i vetëm […]
GJKKO do të marrë sot vendimin mbi kërkesën e avokatit të ish-ministrit, Fatmir Mediu, për riekspertim të pjessshëm për kostot e demontimit në fabrikën e Poliçanit.
Lidhur me këtë kërkesë Gjykata e Posaçme do të shprehet gjatë seancës së sotme gjyqësore që ka nisur në orën 09:00.
Ndërkohë ish-ministri i Mbrojtjes ka mbërritur i vetëm në ambientet e GJKKO për të marrë pjesë në seancë.
Në gjyqin e datës 2 Tetor, avokati i Mediut u shpreh se procesi i demontimit të municioneve nuk është një proces që nisi dhe mbaroi me Gërdecin.
“Ekspertët thonë që procesi i demontimit në fabrikën e Poliçanit, është një proces që dilte me fitim. Atëherë nëse dilte me fitim, pse shteti në vijim vetëm ka shpenzuar dhe nuk ka fituar”, tha përfaqësuesi ligjor Henrik Ligori.
Avokati i Mediut, Ligori: Kemi objeksione mbi aspektin e formës dhe përmbajtjes së akt-ekspertimit ekonomiko-financiar.
Ekspertët nuk e kanë pasur një cilësi të tillë. Ata e kanë pohuar edhe vetë që nuk janë ekspertë, por vetëm specialistë, që janë ftuar nga prokuroria për të dhënë një mendim.
Në këtë akt ekspertimi ekspertët janë jashtë kontekstualitetit të fakteve. Ekspertët nuk marrin në konsideratë asnjë faktor tjetër që ka ndikuar këto 15 vite në trajtimin e konkluzioneve të tyre.
Demontimi i municioneve nuk është një proces që nisi dhe mbaroi me Gërdecin. Është një proces që ka ndodhur edhe para edhe pas tij.
Ekspertët janë thirrur për të dhënë një mendim në fushën e shkencës dhe për të dhënë një mëndim shkencor.
Ekspertët thonë qe procesi i demontimit në fabrikën e Poliçanit, është një proces që dilte me fitim.
Atëherë nëse dilte me fitim, pse shteti në vijim vetëm ka shpenzuar dhe nuk ka fituar.
Ne i qëndrojmë faktit që procesi i demontimit kishte kosto dhe humbje për shtetin.
Gati 80% e pyetjeve të shtruara nga ne, ekspertët japin një përgjigje standardë, “kjo nuk ka të bëjë me ekspertimin”.
Pyetja që unë bëj është, cila është baza legjislative që iu është vënë në dispozicion për të mbështetur përfundimet e tyre.
A e kanë parë ata vendimin e gjykatës së Beratit, lënë në fuqi deri në Gjykatën e Lartë, që shifrat e prezantuara nga kombinati i Poliçanit janë të sakta dhe jo të gabuara si ata e kanë marrë apriori.
Dokumentet që ata kanë marrë në shqyrtim për aktin nuk përbëjnë as 20% të dokumenteve të nevojshme qe iu duheshin për të përpiluar aktin.
Gati 50 % të përgjigjeve të ekspertëve janë përgjigje me karakter juridik, që ishte një detyrë që nuk iu takon atyre.
Kam një listë aktesh ligjore e nënligjore që ekspertët nuk i kanë parë.
/a.r
What's Your Reaction?