EMRAT/ “Babi vrau mamin”, detajet tronditëse, shqiptari shkoi te kunata pasi mbyti gruan: Më ço në spital

Detaje të reja janë bërë me dije në lidhje me ngjarjen tronditëse në Itali, ku një shqiptar vrau gruan në sy të fëmijëve

Tetor 9, 2024 - 12:30
 0
EMRAT/ “Babi vrau mamin”, detajet tronditëse, shqiptari shkoi te kunata pasi mbyti gruan: Më ço në spital

Detaje të reja janë bërë me dije në lidhje me ngjarjen tronditëse në Itali, ku një shqiptar vrau gruan në sy të fëmijëve të mitur.

Autori i krimit është 30-vjeçari Lulzim Toci, ndërsa viktima 24-vjeçare është identifikuar si shtetasja shqiptare Eleonora Toci.

Sipas mediave italiane, ishte kunata e çiftit ajo që ka njoftuar policinë, pasi pas kryerjes së krimit, autori shkoi në shtëpinë e saj duke i kërkuar ta shoqërojë për në spital. Ajo nuk e ka besuar dhe ka telefonuar fëmijët e çiftit.

“Babi vrau mamin”, i kanë thënë fëmijët tezes, e cila ka kontaktuar menjëherë 112. Kur policia ka mbërritur në vendngjarje, 30-vjeçari ka qenë duke u endur pranë shtëpisë, në Via Caravaggio dhe më pas është ndaluar dhe dërguar në komisariat.

Mësohet se krimi ka ndodhur në orën 05:00 të mëngjesit, ndërsa shkak mendohet të jenë konfliktet në çift. /vizionplus.tv

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.