E pazakontë, futej në oborrin e fqinjëve dhe iu nuhaste këpucët, arrestohet i riu grek
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Selanik, ku një i ri është vënë në pranga, pasi nuhaste këpucët e fqinjëve. Rasti është
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Selanik, ku një i ri është vënë në pranga, pasi nuhaste këpucët e fqinjëve.
Rasti është denoncuar nga këta të fundit, të cilët thonë se është rast i përsëritur.
Në fakt, sipas kallëzimit, 28-vjeçari, i cili akuzohet për prishje të qetësisë në familje, ka hyrë edhe në oborre të tjera të banesave të fqinjëve të tij dhe ka bërë pikërisht të njëjtin veprim, duke shqetësuar ndjeshëm qytetarët.
Sipas mediave vendase, burri ka pranuar aktin e tij në polici. “E di që është një lloj sëmundjeje dhe do të bëj gjithçka për t’u përmirësuar,” thuhet se u tha ai oficerëve arrestues, duke kërkuar falje dhe duke siguruar se nuk ishte i rrezikshëm./vizionplus.tv
What's Your Reaction?