U sulmua nga dy motrat Berishaj, del ekspertiza për Klea Prengën: Dëmtimet e shkaktuar nga dhuna, të parikuperueshme
Pak kohë më parë, Klea Prenga u dhunua barbarisht nga dy motrat Antonela dhe Mariela Berishaj, duke e shpërfytyruar, pasi e goditën me gota dhe shishe. Ndërkohë sipas ekspertizës së bërë publike, dëmtimet e shkaktuara ndaj Klea Prengës janë të parikuperueshme, edhe pse kanë kaluar disa kohë që nga sulmi. Shenja e cila i ka […]
Pak kohë më parë, Klea Prenga u dhunua barbarisht nga dy motrat Antonela dhe Mariela Berishaj, duke e shpërfytyruar, pasi e goditën me gota dhe shishe.
Ndërkohë sipas ekspertizës së bërë publike, dëmtimet e shkaktuara ndaj Klea Prengës janë të parikuperueshme, edhe pse kanë kaluar disa kohë që nga sulmi.
Shenja e cila i ka mbetur në fytyre nga thyerja e shisheve përkatësisht në zonën e mollëzës së njërës faqe, është e parikuperueshme dhe kjo i kë ndikuar edhe tek puna e saj si blogere.
E reja kallëzoi motrat Berishaj pas ngjarjes, teksa edhe nga pamjet e publikuara e reja ka qenë duke konsumuar ushqim me disa shoqe, të cilat as denjuan të çohen nga tavolina dhe ti vijnë në ndihmë të resë, shfaqen motrat Berisha të cilat e sulmojnë barbarisht të renë.
Teksa më herët Antonela Berishaj e njohur nga pjesëmarrja e saj në një emision, vijon aktivitetin e saj në rrjetet sociale edhe pse së bashku me motrën e saj, Marielën janë të shpallura në kërkim.
Dy motrat, Berishaj akuzohen për plagosje të rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim.
NGJARJA
Shkak i ngjarjes mësohet se kanë qenë dyshimet e Mariela Berishës se burri i saj e tradhtonte me 24-vjeçaren.
Si shenjë hakmarrje dy motrat, dyshohet se kanë shkuar në restorantin në kryeqytet ku ndodhej Klea Prenga dhe e kanë goditur me shishe qelqi në fytyrë, duke i shkaktuar plagë të thella.
Ngjarja raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e 6 Gushtit në një restorant në kryeqytet.
Mësohet se dy motrat Antonela dhe Marinela Berisha e kanë goditur 24-vjeçaren me shishe në fytyrë duke i shkaktuar çarje të thella dhe më pas janë larguar nga ambientet e restorantit.
Menjëherë pas ngjarjes Klea Prenga është transportuar nga policia me ambulancë te Spitali i Traumës, ku ka marrë ndihmë të specializuar mjekësore.
Policia ka bërë sekuestrimin e pamjeve filmike në restorantin ku ndodhi ngjarja dhe i është marrë deklarim 24-vjeçares si edhe personave që kanë dijeni për ngjarjen.
What's Your Reaction?