Skandali me grupet ultrase, trajneri i Interit dhe legjenda Zanneti përfundojnë në Prokurori
Duke përfituar nga pauza e ndeshjeve të kombëtareve, Prokuroria e Milanos që po heton skandalin e tifogrupeve ultras të Interit dhe Milanit, të cilët përfituan miliona euro nga biletat, shfrytëzimi i parkingjeve dhe koncertet në stadiumin “San Siro”, ka nisur marrjen në pyetje të disa lojtarëve dhe teknikut zikaltër Simone Inzaghi. Prokurorët, sipas asaj që […]
Duke përfituar nga pauza e ndeshjeve të kombëtareve, Prokuroria e Milanos që po heton skandalin e tifogrupeve ultras të Interit dhe Milanit, të cilët përfituan miliona euro nga biletat, shfrytëzimi i parkingjeve dhe koncertet në stadiumin “San Siro”, ka nisur marrjen në pyetje të disa lojtarëve dhe teknikut zikaltër Simone Inzaghi.
Prokurorët, sipas asaj që raportohet nga Gazzetta dello Sport, synonin të thërrisnin vetëm trajnerin e Interit, i cili u dëgjua në një përgjim teksa fliste me ish-kreun e Curva Nord, Marco Ferdico, për dispozitën e biletave për finalen e Ligës së Kampionëve, ku Interi humbi kundër Manchester City në qershor 2023.
Kujtojmë se përgjimet kanë nxjerrë se kryekapo i ultrasve të Interit, Marco Ferdico i drejtohej Inzaghit duke i kërkuar që “të ndërhynte me klubin, ose më saktë me Marotën”, tani President i zikaltërve, “për të marrë 200 bileta të tjera”.
“Ferdico”, mund të lexojmë në dokumente, ka marrë “premtimin e Inzaghit për të ndërmjetësuar tek drejtuesit e lartë të kompanisë”. Inzaghi ka thënë: “Unë do të flas me Ferrin, me Zanettin dhe me Marotta”.
“Klubi na tha se një hetim po zhvillohet dhe kështu që mos thuaj asgjë për atë që ka ndodhur”.
Kështu, trajneri i Interit, Simone Inzaghi, komentoi, gjatë konferencës për shtyp në prag të ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Crvena Zvezda, hetimin për ultrasit në të cilat del edhe emri i tij në përgjime.
Si Inzaghi ashtu edhe lojtarët, që konkretisht duhet të jenë Hakan Calhanoglu, Milan Skriniar (tani luan për PSG), Nicolò Barella dhe lojtari i Milanit, Davide Calabria, do të dëgjohen si persona që kanë informacion për faktet, për shkak të komunikimeve të tyre telefonike me ultrasit.
Përveç tyre, për të njëjtën arsye do të dëgjohen edhe zv/Presidenti i kampionëve të Italisë, Javier Zanneti, i ish-mbrojtësi Marco Materazzi.
Të gjitha këto hetime kanë nxjerrë në pah të paktën një takim në Cologno Monzese di Calabria me kreun e Curva Sud, Luca Lucci, dhe sipas asaj që duket nga përgjimi i një bisede mes kryeultrasve të Interit, Ferdico dhe Bellocco, i vrarë më vonë nga Andrea Beretta, gjithashtu një takim me Hakan Calhanoglu.
Pas Inzaghit në këto dy javë pushime të Seria A do të duhet të dalin para prokurorëve edhe lojtarët e përmendur më lart.
/a.r
What's Your Reaction?