Nuk kishin shenja dhune! Arsyeja e vdekjes së nënë e bijë në Tetovë është helmimi, analizat do t’i kryhen edhe djalit të mitur
TETOVË– Ministria e Punëve të Brendshme, së bashku me Prokurorinë Publike të Tetovës, po hetojnë ngjarjen në fshatin Sllatinë, ku dje u gjetën
TETOVË– Ministria e Punëve të Brendshme, së bashku me Prokurorinë Publike të Tetovës, po hetojnë ngjarjen në fshatin Sllatinë, ku dje u gjetën të vdekura nënë e bijë.
Sipas hetimeve paraprake, helmimi rezulton të jetë shkaku i vdkejes së nënës dhe vajzës.
Janë marrë mostra nga viktimat për analiza toksikologjike të mëtejshme për të përcaktuar shkakun e helmimit. Nuk janë gjetur prova të tjera të dhunës te të vdekurit.
Po ashtu, me urdhër të prokurorit, do të merren mostra gjaku dhe urine edhe nga anëtarët e tjerë të familjes, babai dhe një fëmijë tjetër, për të verifikuar mundësinë e pranishmërisë së toksinave edhe te ata. Po merren edhe masa të tjera për sqarimin e plotë të rastit.
Njoftimi i Prokurorisë:
Të gjeturat fillestare nga autopsia e urdhëruar tregojnë për helmim si shkak të mundshëm të vdekjes, andaj nga e ndjera janë marrë mostra për analiza shtesë toksikologjike për të përcaktuar shkakun e helmimit. Tek të vdekurit nuk u konstatuan gjurmë dhune.
Analiza shtesë janë bërë edhe ndaj djalit 9 vjeç, për të parë nëse i njëjti ka pasur ndonjë helmim, e i cili vazhdon të gjendet në Qendrën Klinike në Shkup, ku po trajtohet pas traumës së përjetuar.
Gjithashtu, me urdhër të prokurorit publik do të merren mostra të gjakut dhe urinës nga anëtarët e tjerë të familjes – babait dhe djalit, për të kontrolluar praninë e mundshme të toksinave edhe në to. Po ndërmerren veprime të tjera për pastrimin e plotë të ngjarjes.
Gruaja 36-vjeçare dhe vajza e saj u gjetën mbrëmë pajetë në fshatin Sllatinë të Tetovës, një ngjarje që tronditi opinionin për shkak të misterit që rethonte shkaqet e vdekjes.
What's Your Reaction?