Zyrtari amerikan në Serbi, Vuçiç i ankohet për Kosovën: Njerëzit atje janë…

Zëvendësndihmës sekretari amerikan i shtetit për Ballkanin Perëndimor, Aleksandër Kasanof, zhvilloi një vizitë në Beograd. Ai u takua me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, me këtë të fundit që njoftoi se palët zhvilluan një bisedë të mirë. Temë kryesore ishte Kosova, forcimi i raporteve dhe integrimi në BE i Ballkanit Perëndimor. “Duke folur për situatën […]

Tetor 9, 2024 - 22:00
 0
Zyrtari amerikan në Serbi, Vuçiç i ankohet për Kosovën: Njerëzit atje janë…

Zëvendësndihmës sekretari amerikan i shtetit për Ballkanin Perëndimor, Aleksandër Kasanof, zhvilloi një vizitë në Beograd. Ai u takua me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, me këtë të fundit që njoftoi se palët zhvilluan një bisedë të mirë.

Temë kryesore ishte Kosova, forcimi i raporteve dhe integrimi në BE i Ballkanit Perëndimor.

“Duke folur për situatën në rajon, në radhë të parë theksova situatën jashtëzakonisht të vështirë dhe komplekse në Kosovë dhe theksova kushtet pothuajse të pamundura në të cilat jeton populli serb në Kosovë”, lexohet në deklaratën e publikuar nga Vuçiç.

Ndërkohë, pak më vonë presidenti serb udhëtoi për në Kroaci ku mori pjesë në Samitin e Europës Juglindore me Ukrainën. Fillimisht bëri lojëra fëmijësh duke theksuar se nuk do të pranonte të fliste pas presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Kryetarja e shtetit të Kosovës konfirmoi edhe njëherë mbështetjen për Ukrainën. Nga ana tjetër, Vuçiç u krenua me faktin se në deklaratën përfundimtare kishte hequr 3 pika, përfshirë atë për sanksionet ndaj Rusisë dhe dërgimin e armëve në ndihmë të Kievit.

Mes tjerash tentoi të luante rolin e paqebërësit në botë, duke e shitur rastin e Serbisë me Kosovën, si shembullin më të mirë për të ndaluar një luftë dhe arritur një zgjidhje paqësore.

Por vazhdimisht ai mohon ekzistencën e një shteti të Kosovës dhe nuk kanë munguar rastet kur ka sinjalizuar ndonjë pushtim të mundshëm, siç ka thënë presidenti serb, në kohën e duhur.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.