Ndërron jetë manjati indian me zemër të madhe, Ratan Tata
Manjati indian, Ratan Tata ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare. Lajmin e kanë bërë të ditur përfaqësues të kompanisë që ai drejtoi për 2 dekada “Tata Group”. Në një deklaratë që njoftonte vdekjen e manjatit indian, kryetari aktual i Tata Sons e përshkroi atë si një udhëheqës vërtet të pazakontë. “Në emër të të gjithë […]
Manjati indian, Ratan Tata ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare. Lajmin e kanë bërë të ditur përfaqësues të kompanisë që ai drejtoi për 2 dekada “Tata Group”.
Në një deklaratë që njoftonte vdekjen e manjatit indian, kryetari aktual i Tata Sons e përshkroi atë si një udhëheqës vërtet të pazakontë.
“Në emër të të gjithë familjes Tata, unë shpreh ngushëllimet tona për të dashurit e tij. Trashëgimia e tij do të vazhdojë të na frymëzojë dhe ne do të përpiqemi të ruajmë parimet që ai mbrojti me aq pasion”, tha Natarajan Chandrasekaran.
“Tata Group” cilësohet si një nga kompanitë më mëdha të Indisë me të ardhura vjetrore mbi 100 miliardë Dollarë.
Gjatë periudhës që ishte në krye të “Tata Group”, ai bëri disa blerje të profilit të lartë, ku përfshihen markat e makinave me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, Jaguar dhe Land Rover, kompania më e madhe e çajit në botë “Tetley”, si dhe prodhuesi anglo-holandez i çelikut Corus.
Ratan Tata përveç se ishte një nga udhëheqësit më të njohur të biznesit të Indisë, ai konsiderohej një nga filantropistët më të mëdhenj në botë që dhuroi një pjesë të madhe të pasurisë së tij për bamirësi.
/a.r
What's Your Reaction?