Spinaq, Xhenxhefil dhe Kanellë – Receta e Gjelbër për Shëndetin
Spinaqi është një zgjedhje ideale për një lëng të plotë frutash dhe perimesh. Shija e tij neutrale e bën atë fantastik dhe lehtësisht të kombinueshëm me shumë prej frutave dhe perimeve të preferuara. Duke qenë se spinaqi është i pasur me vitamina dhe antioksidantë, ai nuk duhet të mungojë në lëngjet tuaja të preferuara. Nëse […] The post Spinaq, Xhenxhefil dhe Kanellë – Receta e Gjelbër për Shëndetin appeared first on AgroWeb.
Spinaqi është një zgjedhje ideale për një lëng të plotë frutash dhe perimesh.
Shija e tij neutrale e bën atë fantastik dhe lehtësisht të kombinueshëm me shumë prej frutave dhe perimeve të preferuara. Duke qenë se spinaqi është i pasur me vitamina dhe antioksidantë, ai nuk duhet të mungojë në lëngjet tuaja të preferuara.
Nëse kombinoni spinaqin me xhenxhefil dhe kanellë, do të përfitoni, jo vetëm thjesht një lëng të shëndetshëm, por edhe një sallatë të mirëfilltë plot me vitamina dhe minerale të cilën nuk do ta hani, por do ta pini.
Konsiderojeni këtë kombinim si një sallatë të lëngshme, por dijeni që është një formulë e pagabueshme e shëndetit të mirë. Përgatitja e saj është mjaft e thjeshtë dhe mund ta bëni edhe në shtëpi.
Spinaqi përmban ushqyes të rëndësishëm siç është vitamina A e domosdoshme për rimëkëmbjen e qelizave apo vitaminën C që luan rol rigjenerues dhe mbron ADN-në nga dëmet që shkaktohen nga stili i jetes. Spinaqi përmban hekur dhe proteina, të rëndësishme për energjinë dhe shëndetin dhe vitaminë K, e cila forcon kockat.
Xhenxhefili përmban antioksidantë siç është xhinxheroli që ngadalëson plakjen e qelizave, beta-karoten, kapsaicinë, acid kafeik, kurkumë, salicilat etj. që janë të gjitha rigjeneruese për shëndetin. Xhenxhefili ka rol të rëndësishëm detoksifikues, sidomos në aparatin tretës, duke qetësuar stomakun.
Kanella, është e pasur me antioksidantë dhe përbën zgjedhjen ideale për uljen e kolesterolit, sheqerit në gjak dhe gjasat e shfaqjes së sëmundjeve të zemrës. Ajo është një erëz që vjen nga lëkura e pemës Cinnamomum dhe njihet si një nga 7 antioksidantët më të mirë në botë. Kanellën mund ta përdorni në gatim, lëngje dhe ëmbëlsira.
Kombinimi i këtyre tre produkteve krijon një lëng fuqiplotë pastrues që lufton inflamacionin në organizëm dhe lë një shije të mirë.
Koha e përgatitjes për një person: Më pak se 5 minuta.
Përbërësit:
- 1 filxhan me spinaq
- 1 copë xhenxhefili të freskët
- 1 filxhan me ujë
- 1 lugë gjelle me kanellë pluhur
Udhëzimet:
Copëtojeni xhenxhefilin përpara se ta hidhni në lëng. Më pas hidheni në mikser, bashkë me përbërësit e tjerë dhe përzijeni deri sa lëngu të jetë gati. Ju bëftë mirë!/AgroWeb.org
The post Spinaq, Xhenxhefil dhe Kanellë – Receta e Gjelbër për Shëndetin appeared first on AgroWeb.
What's Your Reaction?