“O gangster që vendos gjoba”, flet polici që u dhunua në Vlorë: Isha me uniform, i njihja autorët
Një incident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës, ku polic bashkiak u dhunua barbarisht mbrëmjen e së merkurës. Sipas informacioneve, polici
Një incident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës, ku polic bashkiak u dhunua barbarisht mbrëmjen e së merkurës.
Sipas informacioneve, polici bashkiak Bruno Jazaj është dhunuar për shkak të një gjobe që i ka vendosur shoferit të një mjeti furgon dhe që operon linjën e fshatit.
Ai ka fraktura në kokë dhe në hundë. Pasi ka marrë mjekimin e nevojshëm në spital është larguar për në banesë.
Hetimet e mëtejshme do zbardhin edhe dinamikën e ngjarjes dhe shkaqet e saj, teksa nuk ka ende informacion për autorin e dyshuar të agresionit. Parparakisht mësohet se kanë qenë dy persona, me lidhje familjare mes tyre që e dhunuan.
Lidhur me këtë ngjarje, deri më tani nuk ka një reagim zyrtar dhe informacioni mbetet paraprak.
Jazaj ka theksuar se eshtë qëlluar për shkak të detyrës dhe se i njihjte dy autorët.
“Sapoi mbylla punën dhe ika për të larë makinën. Mora në telefon të zotin e lavazhit dhe më tha hajde. Sapo zbrita shikoj një djalë që e njihja më përpara. Më flet nga larg, “o gangster që vendos gjoba”. “Ça ke I thashë?” Isha me uniform, sa kisha mbyllur punën. Unë po bëj punën e shtetit, i thashë. Tha “lëre punën e shtetit do bësh si të them unë se s’e ke idenë ca të bej”. Ça do bësh ti? Tha po vendose më gjoba, filloi me sharje nga familja. Ato mbaji për vete i thashë. Pastaj u drejtua për të më qëlluar, ngrita duart për të mbrojtur. Vajti të merrte një levë e makina. Unë u futa në makinë dhe njoftova sallën dhe i njoftova që po më dhunojnë dhe po më bëjnë presion. Kur po prisja patrullën ai më ka gërvishtur makinën. Pastaj vjen një person tjetër, që ishte babai i tij.
E njihja dhe mendova që erdhi babai dhe hapa derën, siguresën e makinës, sa nxorra këmbën jashtë i thashë foli djalit. Lëre djalin tim tha dhe më qëlloi me një çelës që kishte në drogë. Erdhën të dy pastaj dhe më qëlluan”, tha polici nga spitali. /vizionplus.tv
What's Your Reaction?