Gruda i “mbylln derën” Shqipërisë, talenti i Brighton zgjedh Gjermaninë: Këtu më rreh zemra
Brajan Gruda, talenti shqiptar i rritur në Gjermani sfumoi dëshirën e kuqezinjve për ta pasur në organike në të ardhmen e afërt. I
Brajan Gruda, talenti shqiptar i rritur në Gjermani sfumoi dëshirën e kuqezinjve për ta pasur në organike në të ardhmen e afërt.
I grumbulluar aktualisht më kombëtaren shpresa të Gjermanisë, Gruda, përmes një interviste pikërisht për Federatën Gjermane deklaroi se zemra e tij i thotë se dëshiron të luajë për katër herë kampionët e botës.
“Synimi im është Kupa e Botës 2026 dhe dua të luaj një rol të rëndësishëm atje. Unë kam familjen në Shqipëri, prindërit e mi vijnë nga atje. Këtu kam lindur dhe rininë e kam kaluar në Gjermani. Nuk e di se çfarë ka e ardhmja, por zemra ime më thotë se dua të luaj për Gjermaninë”, u shpreh Gruda.
20-vjecari, familja e të cilit është një prej mbiemrave më të njohur në veriun e Shqipërisë, shkëlqeu tek Mainc dhe gjatë verës u largua për një shifër prej 31 milione euro tek Brajton në Premier Lige. Trajneri Silvinjo kishte lënë të nënkuptohej se Gruda do të tentohej të afrohej tek kuqezinjtë, mirëpo deklarata e fundit e sulmuesit i mbyll përfundimisht dyert ardhjes së tij tek Shqiperia. /vizionplus.tv
What's Your Reaction?