Laboratori i drogës në pronën shtetërore, AMP nis hetimin ndaj efektivëve të policisë

Agjencia e Mbikqyrjes Policore ka nisur hetim administrativ në lidhje me laboratorin e drogës që u zbulua në Tiranë. Hetimi nuk përfshin emra

Tetor 10, 2024 - 13:30
 0
Laboratori i drogës në pronën shtetërore, AMP nis hetimin ndaj efektivëve të policisë

Agjencia e Mbikqyrjes Policore ka nisur hetim administrativ në lidhje me laboratorin e drogës që u zbulua në Tiranë.

Hetimi nuk përfshin emra konkret të efektivëve, pasi në këtë fazë po hetohet për veprimet dhe mosveprimet e Policisë që mbulojnë këtë zonë.

Gjithashtu, po kontrollohet nëse efektivët e Komisariatit nr.2 kanë ushtruar apo jo kontolle.

Mësohet se magazina, ku kultivohej lënda narkotike, është pronë shtetërore dhe kati i parë është në përdorim të Kadastrës, teksa për katin e dytë ku u gjend lënda narkotike ende nuk dihet kujt i takonte.

Ka qenë ish-deputeti Halit Valteri, i cili ka ardhur për të parë magazinën e katit të parë të Kadastrës.

Kur ka parë katin e dytë të mbushur me drogë, ai ka lajmëruar minsitrin e Brendshëm Ervin Hoxha. Ky i fundit ka lajmëruar më pas drejtorin e Policisë, Ilir Proda. Ende nuk dihet arsyeja pse ish-deputeti Halit Valteri kishte shkuar në këto ambiente./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.