Izraeli godet shkollën në Gaza, 28 të vdekur dhe 54 të plagosur 

Një sulm ajror izraelit shënjestroi një ish-shkollë në Gaza, ku strehoheshin personat e zhvendosur nga lufta. Sipas palës izraelite, sulmi kishte për qëllim

Tetor 10, 2024 - 14:00
 0
Izraeli godet shkollën në Gaza, 28 të vdekur dhe 54 të plagosur 

Një sulm ajror izraelit shënjestroi një ish-shkollë në Gaza, ku strehoheshin personat e zhvendosur nga lufta.

Sipas palës izraelite, sulmi kishte për qëllim të eliminonte militantët që vepronin në këtë kompleks.
“Para sulmit, u morën disa masa për të kufizuar rrezikun e viktimave civile, duke përfshirë përdorimin e municioneve specifike, mbikëqyrjen ajrore dhe inteligjencën shtesë”, sipas ushtrisë.

Kryqi i Kuq Palestinez njoftoi se kishte regjistruar 28 viktima dhe 54 të plagosur pas goditjes në shkollën Deir Al-Ballah në pjesën qendrore të Rripit të Gazës.

Të paktën 42,065 palestinezë të vdekur

Ndërkohë, të paktën 42,065 palestinezë janë vrarë dhe 97,886 janë plagosur në sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023, sipas një deklarate nga Ministria e Shëndetësisë e Autoritetit Palestinez sot.

Sipas të njëjtës deklaratë, në 24 orët e fundit, të paktën 55 palestinezë kanë humbur jetën./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.