Shqipëria mbyll përgatitjet anti-Çeki, kuqezinjtë kryejnë stërvitjen e fundit në Tiranë dhe nisen drejt Pragës
Shqipëria nuk i është bindur traditës së ndeshjeve në transfertë duke vendosur që seancën e fundit stërvitore para duelit ndaj Çekisë ta zhvillojë
Shqipëria nuk i është bindur traditës së ndeshjeve në transfertë duke vendosur që seancën e fundit stërvitore para duelit ndaj Çekisë ta zhvillojë në Tiranë dhe jo në Pragë. Kuqezinjtë zbriten në kompleksin stërvitor të ekipit kombëtar tek shtëpia e futbollit paraditen e kësaj të enjte.
Pak pas mesditë udhëtimi drejt Pragës , sistemi në kryeqytetin çek dhe pas konferenca e detyrueshme e trajnerit Silvinjo dhe kapitenit Gjimshitit , 24 orë përpara sfidës e cila do të luhet në Epet Arena, stadium i Spartës së Pragës nesër më 11 tetor, ora 20:45. Gjërat kanë shkuar përgjithësisht qetë edhe në seancën ë fundit stërvitore. Kristjan Asllani e ka qetësuar ndjeshëm trajnerin Silvinjo pas alarmit për dëmtim lëshuar të martën. Me praninë e tij në fushë, Silvinjo nuk do të bëjë ndryshime thelbësore në formacion.
Përjashtim bën qendra e mbrojtjes ku në vend të Gjimshitit të dëmtuar luan Ardian Ismajli si dhe në sulm ku do ta nisë si titullar Mirlind Daku për shkak të të dëmtuarve Broja e Manaj. Në mbështetje te Dakut, dyshja Jasir Asani dhe Nedim Bajrami që janë në një formë të mirë. Me Cekinë e kemi të freskët memorien, pasi në kualifikueset e evropianit vitin e kaluar barazuam 1 me 1 në Pragë me gol të Bajramit nga distanca dhe i mundëm në Tiranë 3 me 0.
Në klasifikim aktualisht në grupin tonë udhëheq Gjeorgjia me 6 pikë, Shqipëria dhe Çekia kanë nga 3 pikë ndërsa Ukraina asnjë pikë. Kjo ndeshje, por edhe përballja pas 4 ditësh në Gjeorgji me gjasë do të përcaktoje fatet e kuqezinjve sa i takon objektivit për vendin e parë në grup. /vizionplus.tv
What's Your Reaction?