“Kemi mungesa, por nuk ka justifikim”, Bajrami para Çekisë: Rival i fortë, të luajmë si grup
Përveç trajnerit Sylvinho, në konferencë për shtyp para takimit të Nations League ndaj Çekisë ka dalë edhe mesfushori i kombëtares, Nedim Bajrami. “Besoj se ai gol që kam bërë është i kaluar. Nesër do jetë ndeshje ndryshe, bëhet fjalë për një ekip fizik. E dimë se çfarë na pret. Na mungojnë disa lojtarë, por grupi […]
Përveç trajnerit Sylvinho, në konferencë për
shtyp para takimit të Nations League ndaj Çekisë ka dalë edhe mesfushori i kombëtares, Nedim Bajrami.
“Besoj se ai gol që kam bërë është i kaluar. Nesër do jetë ndeshje ndryshe, bëhet fjalë për një ekip fizik. E dimë se çfarë na pret.
Na mungojnë disa lojtarë, por grupi është gati. Kemi lojtarë të rinj. Tuci ka bërë stërvitjen e parë me ne. Nuk ka rëndësi shumë individualiteti, e dimë që kemi mungesa, por kemi grup të fortë. Në shtëpi, çekët njihen për forcën e tyre.
Do synojmë maksimumin. Të gjithë djemtë janë gati, të gjithë do synojnë vetëm më të mirën. Do të jetë ndeshja më e rëndësishme për të gjithë.
Si ekip jemi të fortë, kemi edhe individualistë të mirë. Ne jemi gati, të shikojmë çfarë do ndodhë” – tha ai.
What's Your Reaction?