I vodhën mbi 200 mijë euro shoferit të taksisë, identifikohen autorët, policia: Janë gjeorgjianë
Policia e Tiranës së bashku me Sektorin për Hetimin e Krimeve të Rënda kanë zbardhur dhe dokumentuar me prova ligjore vjedhjen e më
Policia e Tiranës së bashku me Sektorin për Hetimin e Krimeve të Rënda kanë zbardhur dhe dokumentuar me prova ligjore vjedhjen e më shumë se 200 mijë eurove në një taksi në rrugën “Ibrahim Rugova”, më datë 04.10.2024.
Sipas policisë autoët janë katër dhe janë dhe shtetësi gjeorgjiane.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimeve të Rënda, në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 04.10.2024, ku në zonën e ish-Bllokut, disa shtetas kanë vjedhur një shumë parash në një taksi, kanë organizuar punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes e identifikimin e autorëve të dyshuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Taxi”.
Nga veprimet hetimore të kryera në kuadër të këtij operacioni, ka rezultuar se autorë të dyshuar të kësaj vjedhje janë shtetasit Levan Kiria, 30 vjeç, Tengiz Natchkebia, 36 vjeç, Noshrevani Kutalia, 30 vjeç, dhe Yousuf Bozkurt, 31 vjeç, me shtetësi gjeorgjiane, për të cilët po punohet për kapjen dhe arrestimin e tyre”, njofton policia.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një motomjet, si dhe është shpallur në kërkim një automjet që dyshohet se është përdorur gjatë kryerjes së kësaj ngjarje.
Ngjarja ndodhi më 4 tetor. Taksisti po transportonte më shumë 200 mijë euro nga një pikë e këmbimit valutor në një bankë të nivelit të dytë në zonën e ish-Bllokut.
Autorët kanë pasur dijeni të plotë të transportit të parave, pasi kanë thyer xhamin ku paratë ishin në një çantë.
Njëri prej tyre ka futur kokën, e ka marrë dhe janë larguar me shpejtësi./vizionplus.tv
What's Your Reaction?