Namazgjaja, një xhami turke në Tiranë

Nga Ervis Iljazaj Çdo gjë në këtë jetë e ka një kosto. Edhe gjëja më shpirtërore që ekziston, ajo e besimit fetar dhe praktikimit të tij gjithashtu kushton. Madje ndonjëherë kushton shumë, siç është rasti i ndërtimit të Xhamisë së Namazgjasë që ka kushtuar 30 milionë euro. Kushton sepse feja që të praktikohet ka nevojë […]

Tetor 11, 2024 - 11:30
 0
Namazgjaja, një xhami turke në Tiranë

Nga Ervis Iljazaj

Çdo gjë në këtë jetë e ka një kosto. Edhe gjëja më shpirtërore që ekziston, ajo e besimit fetar dhe praktikimit të tij gjithashtu kushton. Madje ndonjëherë kushton shumë, siç është rasti i ndërtimit të Xhamisë së Namazgjasë që ka kushtuar 30 milionë euro. Kushton sepse feja që të praktikohet ka nevojë për objekte të kulteve, për mirëmbajtjen e tyre, ka nevojë për klerikë që paguhen, apo kosto të tjëra nga më të ndryshmet.

Në këtë kuptim komunitetet fetare shqiptare gjenden shpesh herë në vështirësi për të ushtruar funksionet e tyre.

Siç është rasti i komunitetit mysliman që për shumë vite nuk e kanë patur një objekt kulti dinjitoz që përmbush kërkesat e besimtarëve të shumtë shqiptarë. Për këtë arsye komunitete fetare shqiptare, të të gjitha feve, i janë drejtuar fondacioneve dhe ndihmave të shteteve apo komuniteteve fetare të huaja. Shumica e objekteve të kulteve shqiptare janë ndërtuar me ndihmën e fondacioneve dhe shteteve të huaja.

Rasti më i fundit është ajo e Xhamisë që u inagurua sot me prezencën e Presidentit turk Erdogan.

Kjo situatë, i ka bërë komunitete fetare shqiptare më pak të pavarura, më pak autonome dhe më pak shqiptare. Ato shpesh janë në mëshirën dhe ndikimin e fondacioneve të huaja. Duke qenë kështu, edhe ndikimi i shteteve të tjera në Shqipëri ështëi i madh pikërisht nëpërmjet fesë.

Feja është një mjet perfekt për të patur një lloj kolonializmi të butë, kulturor por edhe gjeopolitik nëse duam ta quajmë të tillë. Nuk ka dyshim se gjithmonë e më shumë komunitet fetare shqiptare janë nën ndikimin e shteteve të huaja, të gjitha komunitet pa asnjë dallim.

Rasti i Xhamisë së Namazgjasë është rasti më tipik i kësaj situate. Ajo është një Xhami që padyshim i shërben mylsimanëve shqiptarë dhe për ta është një ditë feste, por ajo është një Xhami turke në Tiranë. Fakti që do të bashkëdrejtohet, thuhet, midis komunitetit mysliman shqiptar dhe fondacionit turk, fakti që komuniteti myslim nuk ishte i ftuar në ceremoninë e inagurimit, tregon se si ky ndikim i fondacioneve të huaj po bën gjithmonë e më shumë që komunitet fetare shqiptare të jenë të ndikuara nga to.

Nëse kjo Xhami është një dhuratë për besimtarët shqiptarë, përse duhet që ajo të drejtohet nga një fondacion i huaj? Shumë mirë mund të drejtohet nga Komuniteti Shqiptar Mysliman dhe në këtë mënyrë do ti ishim falenderues shtetit turk për dhuratë. Por fakti që ndërtohet dhe menaxhohet po nga një fondacion i huaj, kjo pastaj është një gjë shumë e diskutueshme.

Për shembull, asnjëherë më parë në në një objekt kulti nuk ishin vendosur flamuj të shteteve, aq më tepër të shteteve të huaj. Dhe kjo është një shenjë e qartë e prezencës së tyre brenda komuniteteve fetare që i bënë ato shumë më pak autonome. Gjithmonë e më shumë këto shtete po ndërhyjnë në punët e brendshme të besimit fetar shqiptar.

Kjo situatë nuk është faj i komuniteteve fetare shqiptare, por është e vështirësive financiare që ato hasin dhe shtetit shqiptar. Shteti shqiptar i jep pak ose aspak fonde komuniteteve fetare që ato të jenë të vetmjaftueshme për të ushtruar funksionet e tyre. Ato janë lënë në mëshirë të fatit dhe të vetë besimtarëve. Nëse vërtetë duam që ndikimet e huaja në komunitetet fetare të jenë sa më të vogla, ndikime të cilat kanë pasoja dhe do të kenë në të ardhmen, duhet që këtyre komuniteteve shteti shqiptar ti garantojë një lloj pavarësie finaciare. Për shembull mund të fillojë ti kthejë pronat që i takojnë, ose ti sigurojë mënyra të tjera financimi apo mbështetjeje.

Nëse vazhdojmë kështu, gjithmonë e më shumë fondacione apo shtete do të kenë ndikim në komunitetet featre shqiptare. Dhe feja, nuk është vetëm një aspekt i rëndësishëm i ndikimit kulturor apo shpirtëror, por edhe gjeopolitik.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.