Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme, rezolutë për shkarkimin e Kusari-Lilës
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë të jashtëzakonshme, që do të nisë nga ora 12:00. Në rend dite është vetëm një pikë: debat parlamentar për komunikimet e kryetares së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila me Milan Radojiçiç, të akuzuarin kryesor për sulmin terrorist në Banjskë dhe të sanksionuarin nga […]
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë të jashtëzakonshme, që do të nisë nga ora 12:00.
Në rend dite është vetëm një pikë: debat parlamentar për komunikimet e kryetares së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila me Milan Radojiçiç, të akuzuarin kryesor për sulmin terrorist në Banjskë dhe të sanksionuarin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
PDK ka propozuar që në këtë seancë të miratohet edhe një rezolutë nëpërmjet të cilës kërkohet nga Prokuroria e Shtetit që të nisë hetime penale ndaj Kusari-Lilës lidhur me këto audio-incizime.
Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje një orë para do të mbajë konferencë për media, ku priten të publikohen foto apo video të cilat i ka parlajmëruar një ditë me parë Kusari-Lila gjatë debatit në Kuvendin e Kosovës.
/a.r
What's Your Reaction?