Erling Haaland zbulon se do të bëhet baba për herë të parë
Erling Haaland u bë golashënuesi i të gjitha kohërave për Norvegjinë me një dygolësh të shkëlqyer kundër Sllovenisë. Momentin historiik, futbollisti e festoi
Erling Haaland u bë golashënuesi i të gjitha kohërave për Norvegjinë me një dygolësh të shkëlqyer kundër Sllovenisë. Momentin historiik, futbollisti e festoi duke dhënë lajmin e ëmbël se do bëhet baba.
Haaland u fotografua me topin e ndeshjes nën fanellën e tij me gishtin e madh në gojë duke sinjalizuar se ai ishte në pritje të një fëmije.
Por më konkretisht sulmuesi i Manchester City e konfirmoi në Instagram se ai dhe e dashura e tij, Isabel Haugseng Johansen, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.
Isabel Haugseng Johansen, e cila është parë gjithnjë e më shumë duke mbështetur Haaland gjatë kohës së tij në Manchester City, e takoi atë në akademinë e të rinjve në Bryne, ku të dy zhvilluan aftësitë e tyre.
Çifti filloi të takohej gjatë mandatit të Haaland në Borussia Dortmund dhe që atëherë kanë ndërtuar një jetë së bashku në Mançester, ku ata banojnë./vizionplus.tv
What's Your Reaction?