Si në filma! Mbi frigorifer në mes të oqeanit, shpëtohet kapiteni i anijes (VIDEO)
Roja bregdetare amerikane arriti të lokalizonte një marinar që kaloi natën në det të hapur, në kushte ekstreme të motit. Ai po mbahej pas një frigoriferi dhe përfundoi 48 km nga bregu i Floridas pas një problem me anijen e tij. Pronari i anijes raportoi te Roja Bregdetare të mërkurën pasdite se kapiteni i tij […]
Roja bregdetare amerikane arriti të lokalizonte një marinar që kaloi natën në det të hapur, në kushte ekstreme të motit. Ai po mbahej pas një frigoriferi dhe përfundoi 48 km nga bregu i Floridas pas një problem me anijen e tij.
Pronari i anijes raportoi te Roja Bregdetare të mërkurën pasdite se kapiteni i tij kishte dalë në mëngjes herët për të bërë disa riparime, por nuk ishte bërë më i gjallë.
Roja Bregdetare mundi të komunikonte me të, dhe u informua që timoni i anijes ishte prishur teksa kthehej për në port.
Ekipi i parë i shpëtimit u nis rreth orës 5:30 të mëngjesit, por kapiteni u lokalizua vetëm pas tetë orësh. Ai u gjet nga ekipi i shpëtimit, 12 orë pasi vendi ishte goditur nga uragani Milton.
Roja bregdetare bëri të ditur se marinari u mbijetoi gjatë natës erërave një shpejtësi nga 144 km/h si dhe dallgëve që mund të shkonin deri në rreth 8 metra. Sipas tyre, ai mbijetoi falë një jeleku shpëtimi, një feneri për t’u lokalizuar dhe frigoriferit ku po mbahej.
/a.r
What's Your Reaction?