5-vjeçari në Greqi sulmohet nga një tufë qensh, përfundon në spital
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të enjten në Volos të Greqisë, ku një fëmijë 5-vjeçar u sulmua nga disa qen. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:30 në plazhin e Anavros, ku vogëlushi ndodhej me nënën dhe motrën e vogël. Sipas asaj që shkruajnë mediat greke, nëna ishte ulur me vajzën 2-vjeçare në një restorant, ndërsa 5-vjeçari […]
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të enjten në Volos të Greqisë, ku një fëmijë 5-vjeçar u sulmua nga disa qen.
Ngjarja ndodhi rreth orës 18:30 në plazhin e Anavros, ku vogëlushi ndodhej me nënën dhe motrën e vogël.
Sipas asaj që shkruajnë mediat greke, nëna ishte ulur me vajzën 2-vjeçare në një restorant, ndërsa 5-vjeçari po luante në plazh.
Papritur iu afron një tufë me qen endacakë të cilët e sulmuan. Djali i vogël filloi të bërtiste duke shkaktuar panik.
Nëna bashkë me persona të tjerë të cilët ndodheshin pranë vendit të ngjarjes, ndërhynë menjëherë për të shpëtuar vogëlushin.
5-vjeçari përfundoi në spital, ndërsa nëna ka raportuar ngjarjen në polici.
What's Your Reaction?