Hoshafi i Mollëve të Egra, Ëmbëlsira Plot Vlera
Hoshafi është rezultat i një teknike shumë të veçantë të tharjes së frutave të cilat ose kanë aciditet të lartë ose janë të vrara e jo plotësisht të ngrënshme. Mollët e egra, kumbullat e shumë fruta të tjera zakonisht bëhen hoshaf. Mollët e egra mblidhen dhe priten në feta shumë të holla dhe më pas […] The post Hoshafi i Mollëve të Egra, Ëmbëlsira Plot Vlera appeared first on AgroWeb.
Hoshafi është rezultat i një teknike shumë të veçantë të tharjes së frutave të cilat ose kanë aciditet të lartë ose janë të vrara e jo plotësisht të ngrënshme.
Mollët e egra, kumbullat e shumë fruta të tjera zakonisht bëhen hoshaf.
Mollët e egra mblidhen dhe priten në feta shumë të holla dhe më pas vihen në varg dhe varen pranë vatrës së zjarrit që të thahen ngadalë.
Pas tharjes, fetat e frutave mund të hahen siç janë ose të hidhen në ujë të valuar për t’u njomur.
Hoshafi është një ushqim shumë i rëndësishëm për fëmijët sepse ka efekt pastrues. Mollët e thara shoqërohen kryesisht me çaj.
Komposto Mollësh të Egra
Kompostoja e mollës së egër është një produkt klasik që i përshtatet shijes së shumë njerëzve.
Ajo përgatitet mjaft lehtë në kushtet e shtëpisë dhe ka një shije më të mirë se varianti që shitet në dyqan që zakonisht është shumë i ëmbël.
Receta e mëposhtme përdor hurmat e thata në vend të sheqerit. Kompostoja mund të hahet për mëngjes, drekë ose si ëmbëlsirë, sidomos me kos dhe drithëra apo panine.
Komposton e mollës së egër mund ta përdorni për të zëvëndësuar vezët në ëmbëlsirat, ose për të plotësuar biskota e gatime të tjera të ëmbla, së bashku me vaniljen dhe kanellën.
Përbërësit
• 1 kg mollë të egra të freskëta ose të thata
• 12 hurma Arabie pa bërthamë
• Lëngu i një gjysëm limoni
• 250 ml ujë
• 1 lugë çaji me ekstrakt vanilje
• 1 lugë çaji kanellë
Udhëzimet
1. Qërojini dhe pastrojini mollët e egra. Pritini në copa të vogla dhe vendosini në një tenxhere.
2. Shtoni hurmat e grira, lëngun e limonit dhe ujin dhe ziejini në një temperaturë mesatare deri sa mollët të zbuten si pure. Përzijeni masën vazhdimisht në mënyrë që kompostoja të mos ngjitet në fund të tenxheres. I gjithë procesi duhet të zgjasë 20 minuta.
3. Kur mollët të jenë zbutur plotësisht hiqeni tenxheren dhe lërini të ftohen. Shtoni kanellë dhe vanilje sipas dëshirës.
4. Kompostoja e mollës së egë mund të hahet e ngrohtë, në temperaturë ambienti ose e ftohtë. Mund ta mbani në frigorifer nëse e vendosni në një enë të mbuluar mirë për të paktën 7 ditë./AgroWeb.org
The post Hoshafi i Mollëve të Egra, Ëmbëlsira Plot Vlera appeared first on AgroWeb.
What's Your Reaction?