OKB: Mbi 100 mjekë dhe punonjës të urgjencës janë vrarë në Liban

Më shumë se 100 mjekë dhe punonjës të urgjencës janë vrarë në Liban që kur shpërtheu konflikti midis grupit shiit libanez Hezbollah dhe Izraelit një vit më parë, tha

Tetor 11, 2024 - 13:30
 0
OKB: Mbi 100 mjekë dhe punonjës të urgjencës janë vrarë në Liban

Më shumë se 100 mjekë dhe punonjës të urgjencës janë vrarë në Liban që kur shpërtheu konflikti midis grupit shiit libanez Hezbollah dhe Izraelit një vit më parë, tha të premten zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

“Gjithsej mbi 100 mjekë dhe punonjës të urgjencës kanë vdekur në Liban që nga tetori i vitit të kaluar,” u tha gazetarëve në selinë e OKB-së zëdhënësja Ravina Samdasani, pa specifikuar se kur dhe ku vdiqën.

Në të njëjtën konferencë për shtyp në Gjenevë, zyrtarët e OKB-së shprehën gjithashtu shqetësimin se urdhrat e Izraelit për të evakuuar zonat në Rripin verior të Gazës mund të ndikojnë në fushatën e planifikuar të OKB-së për vaksinimin e poliomielitit në enklavën palestineze.

“Unë jam sigurisht i shqetësuar për zhvillimet në veri dhe veçanërisht me këto urdhra evakuimi,” u tha gazetarëve në Gjenevë Rick Pipercorn, përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për territoret e pushtuara palestineze.

Jean Gaff, përfaqësuesi special i UNICEF-it për territoret palestineze, shprehu gjithashtu shqetësim, duke i përshkruar kushtet si “më të komplikuara” se ato që ekzistonin gjatë fazës së parë të fushatës së vaksinimit ndaj poliomielitit muajin e kaluar./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.