Vetëvendosje nuk shkon në seancën për bisedën Kusari-Radojiçiç, thirrje Prokurorisë të hetojë
Lëvizja Vetëvendosje nuk ka shkuar fare në seancën e thirrur nga PDK për diskutim lidhur me përgjimin në mes të Mimoza Kusari Lilës dhe Radojiçiqit. Seanca po drejtohet nga Enver Hoxha. Kryetari i Grupit të PDK-së, Tahiri ka thënë se duhet të shihet se deri ku ka arritur vendimmarrja e shtyrë nga Milan Radojiçiçi në […]
Lëvizja Vetëvendosje nuk ka shkuar fare në seancën e thirrur nga PDK për diskutim lidhur me përgjimin në mes të Mimoza Kusari Lilës dhe Radojiçiqit. Seanca po drejtohet nga Enver Hoxha.
Kryetari i Grupit të PDK-së, Tahiri ka thënë se duhet të shihet se deri ku ka arritur vendimmarrja e shtyrë nga Milan Radojiçiçi në Kuvend.
Ai i ka bërë thirrje Prokurorisë së Shtetit për të hetuar për këtë bashkëpunim në mes të shefes së deputetëve të VV-së dhe Milan Radojiçiqit.
“Duhet të shihet se deri ku ka mbërri vendimmarrja e shtyrë nga Milan Radojicici. Unë i kërkoj sot prokurorit të shtetit që të ketë një hetim penal për këtë çështje. BIA serbe na ka depërtuar deri në Gjykatë Kushtetuese. Nuk jemi cenuar asnjëherë më shumë se kësaj here”, ka thënë Tahiri.
Kuvendi i Kosovës ka mbajtur sot një seancë të jashtëzakonshme me një pikë të vetme në rend dite: debati parlamentar për komunikimet e kryetares së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila me Milan Radojiçiç, të akuzuarin kryesor për sulmin terrorist në Banjskë dhe të sanksionuarin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
/a.r
What's Your Reaction?