Sylvinho nuk firmos për barazim! Çekët duan hakmarrje, Bajrami: Ndeshje ndryshe nga barazimi i vitit të kaluar
Shqipëria rikthehet të luajë në Pragë kunder Çekisë, më shumë se një vit nga barazimi 1 me 1 ndaj të njëjtit rival për
Shqipëria rikthehet të luajë në Pragë kunder Çekisë, më shumë se një vit nga barazimi 1 me 1 ndaj të njëjtit rival për ndeshjet kualifikuese të EURO 2024.
Trajneri Silvinjo në konferencen e fundit për shtyp para këtij dueli vlerësoi Çekinë, por tha se kuqezinjtë nuk futen kurrsesi për barazim.
“Do të jetë një sfidë e rëndësishme pasi Çekia është e ashpër dhe e fortë fizikisht. Kanë sulmues të fortë. Kemi bërë 3 ditë përgatitje dhe asnjë trajner nuk e përgatit për barazim, futemi në fushë për të dhënë më të mirën”, tha Silvinjo.
Nedim Bajrami, autor i golit të bukur të barazimit vitin e kaluar tha se këtë herë do të ketë një ndeshje krejt ndryshe.
“Nesër është sfidë ndryshe, është skuadër shumë fizike dhe e dimë çfarë na pret. Gjithë çunat janë gati dhe e dimë çfarë duhet me bë në fushë për të fituar, por e rëndësishme mos të humbasim ndeshjen sepse është një kundërshtar shumë i fortë”, tha Bajrami.
Çekët ndërkohë janë gati dhe duan të hakmerren më së shumti për humbjen e rëndë në Tiranë 3 me 0 në tetor të vitit të kaluar.
“Duam të tregojmë se jemi më të mirë se shqipëria. Pavarësisht se shqipëria e tregoi forcën në ndeshjen e shtëpisë ku luajtën në mënyrë brilante. Është detyra jonë që t’ja kthejmë dhe të provojmë për hakmarrje”, tha trajneri çek, Ivan Hashek.
Shqipëria dhe Çekia kanë nga tre pikë pas dy ndeshjeve teë para të ligës së kombeve. Grupi kryesohet nga Gjeorgjia me 6 pikë./vizionplus.tv
What's Your Reaction?