Premiera e filmit serial “Prokurori”, producenti Ylli Ujka: Pas Tiranës dhe Prishtinës do të shfaqet në të gjithë diasporën
Në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit në Tiranë u zhvillua dje në mbrëmje premiera e episodit të parë të seralit të shumëpritur shqiptar “Prokurori”, një nga prodhimet më të rëndësishme të kinemasë shqiptare në vitet e fundit. Me regji dhe skenar të Fatmir Dogës dhe producentë Ylli Ujka dhe Çesk Ivanaj, seriali trajton luftën […]
Në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit në Tiranë u zhvillua dje në mbrëmje premiera e episodit të parë të seralit të shumëpritur shqiptar “Prokurori”, një nga prodhimet më të rëndësishme të kinemasë shqiptare në vitet e fundit. Me regji dhe skenar të Fatmir Dogës dhe producentë Ylli Ujka dhe Çesk Ivanaj, seriali trajton luftën e një prokurori të ndershëm me krimin e organizuar dhe korrupsionin politik.
Ky serial shquhet për pjesëmarrjen e aktorit të famshëm hollivudian, Danny Glover, në rolin e Ambasadorit Amerikan në Tiranë. Danny Glover ka luajtur në disa filma shumë të njohur përkrah Mel Gibson në “Lethal Weapon” apo në filmin kult horror “Saw”.
Regjisori Fatmir Doga shprehu falenderimet e tij për interesin e madh të publikut shqiptar për filmin si dhe falënderoi të gjithë pjesëmarrësit në premierë.
“Nuk besoj se ka Oscar më të bukur në botë sesa të shohësh popullin tënd, njerëzit e tu, gjithë këtë interesim sot. Njerëzit që lënë punët dhe jetën personale për të ndarë me ne një punë të bërë me përkushtim dhe dashuri”, tha Doga. Ai falenderoi veçanërisht producentin Ylli Ujka, për realizimin e kësaj ëndrre.
Producenti Ylli Ujka falenderoi të gjithë të pranishmit për mbështetjen e tyre dhe zbuloi ambiciet e mëdha të serialit.
“Ju falenderoj të gjithëve për këtë kurorëzim të episodit të parë të ‘Prokurorit’. Veç Tiranës, seriali do të shfaqet në Prishtinë, por edhe në të gjitha qytetet e botës ku ka diasporë shqiptare. Gjithashtu, do të organizojmë audicione për të përfshirë talentet shqiptare në seritë e ardhshme. E veçanta është se në çdo seri tonën do të kemi edhe yjet më të mira të Hollywood-it, por edhe talentet shqiptare do të ketë mundësinë që të provojnë veten dhe pse jo të shkëlqejnë krahas yjeve të Hollywood-it në të gjitha projektet tona, në mënyrë që flamuri shqiptar të shkojë lart e më lart”, u shpreh Ujka.
Pas Tiranës, premiera e serialit “Prokurori” do të vazhdojë në Prishtinë nga 12 Tetori dhe do të shfaqet në të gjitha kinematë kryesore, duke sjellë një projekt unik që bashkon talentet shqiptare dhe ndërkombëtare. Biletat për këtë premierë të veçantë janë tashmë në shitje dhe mund të blihen online ose në kinematë e Shqipërisë dhe Kosovës.
What's Your Reaction?