FOTO/ “Eksplozivi do të vendosej në makinë ose dyqan”, policia greke dyshon se lënda shpërthyese vinte nga Shqipëria
Mediat greke kanë nxjerrë të tjera detaje sa i përket arrestimit të çiftit shqiptar në Athinë, pasi në makinën me të cilën ata
Mediat greke kanë nxjerrë të tjera detaje sa i përket arrestimit të çiftit shqiptar në Athinë, pasi në makinën me të cilën ata lëviznin u gjet lëndë eksplozive dhe një pistoletë.
Mediat kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për një 39-vjeçar me iniciale A.R. dhe një grua 33-vjeçare.
Më herët mediat raportuan se 39-vjeçari shqiptar ishte dënuar me burgim të përjetshëm në vitin 2008-të pas akuzave për trafik të lëndeve narkotike, por që është liruar 7 vite më vonë.
Ndërkohë është bërë publik edhe foto e shqiptarit të arrestuar. Pas kontrollit të mjetit policia njoftoi menjëherë skuadrën antibombë, pasi sasisa e eksplozivit ka qenë e madhe.
Gjithashtu mediat greke raportojnë se policia beson se shqiptari është pjesë e një bande në Athinë dhe eksplozivi do të vendosej në një makinë apo dyqan.
Gjatë marrjes në pyetje shqiptari ka refuzuar të tregojë se nga ishte vendi i origjinës së armës dhe eksplozivit, por nuk përjashtohet pista që ato të kenë ardhur nga Shqipëria. /Vizionplus.tv/
What's Your Reaction?