Qëndrimi ulur, shtrembër dhe ngritja e peshave/ Edhe të rinjtë vuajnë nga hernia diskale, mjeku: Ja si mund ta parandalojmë
Shpesh ka të rinj që ankohen për dhimbje të shpinës, të qafës apo të gjithë kolonës. Neurokirurgu, profesor Arsen Seferi, shpjegon se qëndrimi gjatë ulur në pozicione të gabuara apo ngritja e peshave ka çuar në shtimin e sëmundjeve degjenerative të kolonës, hernie diskale, nerv shiatik e probleme të tjera, kryesisht tek moshat e reja. […]
Shpesh ka të rinj që ankohen për dhimbje të shpinës, të qafës apo të gjithë kolonës.
Neurokirurgu, profesor Arsen Seferi, shpjegon se qëndrimi gjatë ulur në pozicione të gabuara apo ngritja e peshave ka çuar në shtimin e sëmundjeve degjenerative të kolonës, hernie diskale, nerv shiatik e probleme të tjera, kryesisht tek moshat e reja. Por a është zgjidhje operacioni dhe kur duhet ndërhyrë?
“Kur shtyp palcën për shembull në pjesën e qafës apo gjoksit jep vështirësi në lëvizje. Në përgjithësi këto lloj herniesh duhen operuar. Ajo që është më e shpeshta, hernia lumbar, janë hernie të cilat klinikat klasike është shiatiku. Kirurgjia bëhet me urgjencë vetëm kur ke probleme urinare ose deficite motore”, thotë Seferi.
Por jo të gjitha herniet diskale duhet t’i nënshtrohen operacionit.
“Pjesa më e madhe e pacientëve me hernia diskale qetësohen dhe duhen të bëjnë durim. Qetësimi nuk është i menjëhershëm, periudha për t’u qetësuar është e gjatë. Nuk është e këshillueshme të rrish shtrirë, përveç dy-tre ditëve të para. Në rast se qetësimi nga dhimbja ndodh menjëherë, kjo nuk është gjë e mirë”, sipas doktorit.
Si mund te parandalojmë hernien diskale apo lëvizjen e vertebrave?
“Ne direkt nuk ndikojmë dot te kockat, por në muskulaturë. Me ushtrime të rregullta, duhet të forcojmë muskujt te barkut dhe kurrizit që të mos dëmtojmë kolonën”, tha mjeku.
Me hernie diskale ka dhe te rinj që frekuentojnë palestrën madje 16 -17 vjeç.
“Nuk bëjnë fazën parapërgatitore në palestër. I japin rëndësi muskujve të krahut për t’u dukur estetikisht bukur, por nuk punojnë me muskujt e barkut apo kurrizit. Si dhe ngrenë pesha duke dëmtuar kolonën”, tha Seferi.
What's Your Reaction?