Shqipëria “bie” në Pragë, Çekia ndëshkon për herë të dytë kuqezinjtë

Shqipëria kapitullon në Çeki, kuqezinjtë pësojnë golin e dytë në minutën e 63. Në aksion të ngjashëm me të parin. Këtë herë topi erdhi nga e djathta dhe Çori me kokë mposhti Strakoshën. Skuadra e drejtuar nga Silvinjo e mbylli pjesën e parë në disavantazh. Goli i vetëm i 45 minutave të para u realizua në […]

Tetor 11, 2024 - 22:30
 0
Shqipëria “bie” në Pragë, Çekia ndëshkon për herë të dytë kuqezinjtë

Shqipëria kapitullon në Çeki, kuqezinjtë pësojnë golin e dytë në minutën e 63. Në aksion të ngjashëm me të parin. Këtë herë topi erdhi nga e djathta dhe Çori me kokë mposhti Strakoshën.

Skuadra e drejtuar nga Silvinjo e mbylli pjesën e parë në disavantazh. Goli i vetëm i 45 minutave të para u realizua në minutën e 3. Gabim i pafalshëm në prapavijën kuqezi! Një harkim nga e majta i Shulc gjeti Çorin në qendër ku ai provoi dy herë dhe në tentativën e dytë gjeti rrjetën e Strakoshës.

Në minutën e 18, Provod provoi me të majtën, por gjeti përgjigjen e Strakoshës. 2 minuta më vonë, Asani nisi një pasim të mirë për Dakun në zonë, por sulmuesi u ngatërrua dhe pa Vitik t’i hiqte topin nga këmbët.

Në minutën e 23, Bajrami nga e majta tentoi të gjente shtyllën e dytë, por topi shkoi jashtë portës së vendasve.

Në minutën e 35, pas një rivënie anësore, topi shkoi direkt në zonë të Vitik, i cili për fat nuk ia doi të devijonte drejt portës, por e çoi topin jashtë.

Një minutë më vonë, Laçi mori topin në gjysmëfushën kundërshtare, iu afrohet zonës por nuk gjuajti, duke preferuar t’ia pasonte Asllanit, i cili nuk ia do të devijonte topin.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.