Depërtim i pazakontë i Anticiklonit Afrikan, parashikimi i motit për fundjavën

Për fundjavën vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të depërtimit të masave ajrore të thata dhe më të ngrohta me origjinë jugore (depërtimi i pazakontë i Anticiklonit Afrikan). Në këtë mënyrë moti parashikohet për të dyja ditët kryesisht i kthjellët e vranësira kalimtare të cilat do të jenë më […]

Tetor 12, 2024 - 10:00
 0
Depërtim i pazakontë i Anticiklonit Afrikan, parashikimi i motit për fundjavën

Për fundjavën vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të depërtimit të masave ajrore të thata dhe më të ngrohta me origjinë jugore (depërtimi i pazakontë i Anticiklonit Afrikan).

Në këtë mënyrë moti parashikohet për të dyja ditët kryesisht i kthjellët e vranësira kalimtare të cilat do të jenë më të theksuara në relievet malore dhe kryesisht në orët e para të mëngjesit dhe në mbrëmje.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-7m/s ndërsa hera-herës ajo pritet të bëhet relativisht intensive deri dhe në 14m/s kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.