Kontrollet për kancerin e gjirit/ Mjekët e QSUT: 10 përqind e grave që ekzaminohen, por…

Mund të ketë shkuar për një kontroll rutinë tek mjeku dhe ka zbuluar se është e prekur nga kanceri I gjirit. Kështu u ka ndodhur shumë grave të sëmura. Në rreth 25 mamografi të kryera çdo ditë në spitalin onkologjik në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë gjatë tetorit në tre raste mjekët dyshojnë […]

Tetor 12, 2024 - 21:30
 0
Kontrollet për kancerin e gjirit/ Mjekët e QSUT: 10 përqind e grave që ekzaminohen, por…

Mund të ketë shkuar për një kontroll rutinë tek mjeku dhe ka zbuluar se është e prekur nga kanceri I gjirit. Kështu u ka ndodhur shumë grave të sëmura.

Në rreth 25 mamografi të kryera çdo ditë në spitalin onkologjik në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë gjatë tetorit në tre raste mjekët dyshojnë për tumor.

“Nga të dhënat e spitalit Onkologjik, vetem gjatë ketij muaji kemi 20 -25 mamografi ne dite dhe rreth 10% e tyre ka dyshime dhe dergohen te bejne ekzaminime shtese. Rreth 70% e personave me kancer gjiri nuk kanë asnjë faktor risku per kancer gjiri, një përqindje e konsiderueshme zbulohen në mënyrë krejt rastësore.”

Kryesisht janë nga 45 deri në 60 vjec kur sipas mjekëve është mosha që ka rrezikun më të lartë për tu prekur nga kanceri I gjirit, por nuk mungojnë dhe më të rejat.

Sipas onkologëve përveç trashgmisë e mënyrës së të jetuarit shkak janë dhe trajtimet hormonale.

“Mjekimet hormonale te cilat behen ne periudha me te gjata se tre- kater vite në studime flitet se kanë nje risk me te lartë per te zhvilluar tumor te gjirit. Kontraceptivet duhen marre me rekomandimin e mjekut.”

Kanceri I gjirit mbetet kanceri më I përhapur tek gratë në Shqipëri. Por sipas mjekëve nëse zbulohet shpejt sëmundja mund të trajtohet.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.