Netanjahu: OKB të largohet nga jugu i Libanit
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu i bën thirrje Kombeve të Bashkuara, të tërheqin paqeruajtësit e tyre nga bastionet e Hezbollahut në Liban. “Trupat mbrojtëse të Izraelit e kanë kërkuar këtë në mënyrë të përsëritur. Refuzimi për të evakuuar ushtarët e UNIFIL-it, i bën ata mburojë njerëzore dhe pengje në duart e Hezbollahut.” Thirrja e Netanjahut vjen […]
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu i bën thirrje Kombeve të Bashkuara, të tërheqin paqeruajtësit e tyre nga bastionet e Hezbollahut në Liban.
“Trupat mbrojtëse të Izraelit e kanë kërkuar këtë në mënyrë të përsëritur. Refuzimi për të evakuuar ushtarët e UNIFIL-it, i bën ata mburojë njerëzore dhe pengje në duart e Hezbollahut.”
Thirrja e Netanjahut vjen pasi këtë javë, 5 ushtarë të OKB-së me mision paqeruajtës u plagosën në incidente të ndryshme, teksa ushtria izraelite bombardonte objektivat e Hezbollahut.
Për sulmet, ku nuk janë kursyer edhe bazat e Kombeve të Bashkuara, Izraeli është kritikuar ashpër edhe nga aleatët më të ngushtë si Shtetet e Bashkuara por edhe Britania e Madhe e Italia.
Ndërkaq, sipas mediave amerikane, zyrtarët në Uashington besojnë se Tel Avivi e ka gati planin e hakmarrjes ndaj Teheranit për breshërinë e raketave të hedhura ndaj Izraelit më 1 Tetor.
Në shënjestër sipas NBC-së janë bazat ushtarake e infrastruktura energjitike, por nuk ka të dhëna nëse objektiv janë edhe impiantet bërthamore. Irani ka paralajmëruar se nëse kjo ndodh atëherë, kundërpërgjigja do të jetë e paparashikueshme.
What's Your Reaction?