Humbin jetën pesë fëmijë nga bombardimet izraelite në Gaza
Një sulm izraelit këtë të diel në veri të Gazës ka vrarë pesë fëmijë, sipas agjencisë palestineze së lajmeve Wafa. Fëmijët ishin duke
Një sulm izraelit këtë të diel në veri të Gazës ka vrarë pesë fëmijë, sipas agjencisë palestineze së lajmeve Wafa.
Fëmijët ishin duke luajtur në zonën Al-Shati, kur u vranë nga një sulm me dron.
Ndërkohë, ‘The Guardian’ shkruan se që nga tetori i vitit të kaluar, më shumë se 16,400 fëmijë kanë humbur jetën në Gaza si pasojë e bombardimeve.
Siç shkruajnë mediat e huaja, të paktën 42,227 persona janë vrarë në sulmet izraelite në Gaza që nga 7 tetori 2023 dhe 98 mijë e 464 të tjerë janë lënduar, sipas Ministrisë së Shëndetësisë. Spitalet në Gaza kanë raportuar 52 vdekje dhe 128 lëndime gjatë 24 orëve të fundit, shkruan BBC.
Në një deklaratë të publikuar pasditen e sotme, ministria ka përmendur disa viktima dhe të plagosur në rrugë dhe nën rrënoja ku ekuipazhet e ambulancës nuk arrijnë dot tek ata.
Nga ana tjetër, spitali Baptist apelon për dhurim gjaku. /vizionplus.tv
What's Your Reaction?