Lajm i mirë për Kombëtaren shqiptare, “ylli” gjeorgjian mungon në sfidën e nesërme

Kombëtarja shqiptare do të luajë këtë të hënë në transfertën e vështirë gjeorgjiane, sfidën e vlefshme për raundin e 4-të të Nations League. Ndeshja që do të zhvillohet në Tbilisi, do të startojë në orën 18:00. Një lajm i mirë për Shqipërinë është që kundërshtarëve do t’i mungojë një nga pikat më të forta të […]

Tetor 13, 2024 - 19:00
 0
Lajm i mirë për Kombëtaren shqiptare, “ylli” gjeorgjian mungon në sfidën e nesërme

Kombëtarja shqiptare do të luajë këtë të hënë në transfertën e vështirë gjeorgjiane, sfidën e vlefshme për raundin e 4-të të Nations League. Ndeshja që do të zhvillohet në Tbilisi, do të startojë në orën 18:00.

Një lajm i mirë për Shqipërinë është që kundërshtarëve do t’i mungojë një nga pikat më të forta të ekipit. Bëhet fjalë për Giorgi Kochorashvili, mesfushori i cili ka plotësuar numrin e kartonëve në sfidën ndaj Ukrainës dhe do të mungojë kundër Kombëtares sonë.

Kujtojmë që Giorgi Kochorashvili është një emër i njohur edhe për shqiptarët. Vetëm 1 muaj më parë, 25-vjeçari ishte autori i golit në “Air Albania”, në sfidën Shqipëri – Gjeorgji, të cilët tanët e humbën 0-1.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.