Përballja me Shqipërinë, tekniku i Gjeorgjisë mban sekret formacionin: Të bëjmë detyrat dhe të fitojmë

Pas teknikut të kombëtares shqiptare, radhën për konferencë mbrëmjen e sotme (13 Tetor) e ka pasur homologu i brazilianit Sylvinho, tekniku francez i Gjeorgjisë, Willy Sagnol. Ish-lojtari i kombëtares së ‘gjelave’ mendon se skuadra duhet të bëjë një start të mirë të ndeshjeve nëse shpreson që të kthehet te fitoret, pas humbjes surprizuese të shtunën […]

Tetor 13, 2024 - 22:00
 0
Përballja me Shqipërinë, tekniku i Gjeorgjisë mban sekret formacionin: Të bëjmë detyrat dhe të fitojmë

Pas teknikut të kombëtares shqiptare, radhën për konferencë mbrëmjen e sotme (13 Tetor) e ka pasur homologu i brazilianit Sylvinho, tekniku francez i Gjeorgjisë, Willy Sagnol.

Ish-lojtari i kombëtares së ‘gjelave’ mendon se skuadra duhet të bëjë një start të mirë të ndeshjeve nëse shpreson që të kthehet te fitoret, pas humbjes surprizuese të shtunën (11 Tetor), ndaj Ukrainës.

Pas humbjes ai shpreson që ekipi të reagojë ndaj Shqipërisë dhe të kthehet te ajo skuadër e cila mori pjesë me shumë sukses në EURO 2024.

“Ne kishim një start të keq të ndeshjes ndaj Ukrainës dhe kjo është një nga arsyet për dështimin. Shpresojmë që situata të përmirësohet në ndeshjen ndaj Shqipërisë. Arsyeja pse nuk ftova Saba Lobzhanidze, është vetëm fakti i fazës përgatitore të lodhshme, por gjithashtu se ai e ka të vështirë të përshtatet me sistemin tim të lojës”, tha Sagnol.

Ai pranoi problemet teknike dhe fizike në krahun e majtë ndaj Ukrainës dhe ishte e njëjta gjë në një pjesë të ndeshjes ndaj Çekisë. Kurse për Kiteishvili tha se është i gatshëm për të luajtur ndaj Shqipërisë.

“Kë do të aktivizoj në vend të Koçorashvilit dhe si do të ndryshojë taktika? E kam marrë vendimin, por do ta shihni nesër. Ne mund të fitonim ndeshjen ndaj Ukrainës dhe ndryshimet taktike nuk janë të rëndësishme sipas meje në këtë pikë. Gjëja kryesore është të nisin ndeshjen më mirë ndaj Shqipërisë dhe të zbatojmë detyrat. Ne jemi e njëjta skuadër që arritëm suksese në EURO 2024. Është e nevojshme që të ruajmë ato vlera, disiplinë dhe të vazhdojmë të lëvizim përpara”, tha trajneri i Gjeorgjisë para mediave.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.