Presh të Mbushur me Mish të Grirë dhe Oriz – Receta me Shije Speciale

Nëse po kërkonit një recetë të veëantë për të përgatitur, preshi i mbushur me oriz dhe mish të grirë është zgjedhja e duhur. Duke qenë se preshi është një perim i stinës, të gjitha recetet që e kanë si përbërës kryesor janë plot shije dhe vlera ushqimore. Me mënyrën e thjeshtë që AgroWeb.org këtë recetë […] The post Presh të Mbushur me Mish të Grirë dhe Oriz – Receta me Shije Speciale appeared first on AgroWeb.

Tetor 14, 2024 - 02:00
 0
Presh të Mbushur me Mish të Grirë dhe Oriz – Receta me Shije Speciale

Nëse po kërkonit një recetë të veëantë për të përgatitur, preshi i mbushur me oriz dhe mish të grirë është zgjedhja e duhur.

Duke qenë se preshi është një perim i stinës, të gjitha recetet që e kanë si përbërës kryesor janë plot shije dhe vlera ushqimore.

Me mënyrën e thjeshtë që AgroWeb.org këtë recetë mund ta përgatisni shumë shpejt dhe ta servirni për të dashurit tuaj.

Përbërësit

1 kg presh

450 ml ujë

2 lugë çaji kripë

60 g oriz

2 qepë mesatare

2 lugë me salcë domatesh

1 tufë me majdanoz (rreth 60g)

250 g mish i grirë

1 lugë çaji me piper të zi

Një lugë gjelle me vaj ulliri

2 lugë gjelle me lëng limoni

1 lugë me miell

Përgatitja

Si fillim pastroni preshin nga rrënjët dhe pjesët e panevojshme të gjelbërta.

Pasi t’i këni shpëlarë me ujë të bollshëm, pritini në pjesë rreth gjashtë centimetra të gjata.

Një tenxhere të mbushur me ujë dhe pak kripë vendoseni në zjarr për të zierë.

Cilindrat e preshit pritini me thikë për së gjati, kështu do të zbuten të gjitha shtresat e tij.

Hidhini në tenxhere dhe lejoini të zbuten përreth dhjetë minuta.

Largojini nga uji, dhe lërini të kullojnë e të ftohen.

Ndërkohë përgatisni mbushjen. Në një tas të madh hidhni mishin e grirë, qepët dhe majdanozin e grirë imtët, orizin, kripë dhe piper.

Me ndihmën e një luge përziejeni masën derisa përbërësit të bashkohen plotësisht.

Merrni preshin dhe hapni çdo shtresë të tij, kështu do ta keni më të lehtë për t’i shkëputur nga njëra tjetra.

Me një lugë çaji merrni pak nga mbushja dhe vendoseni tek fleta e preshit.

Përhapeni në të gjithë sipërfaqen hosrizontale të tij, e më pas rrotullojeni.

Kështu vazhdoni derisa të keni mbaruar të gjithë mbushjen.

Kur të keni mbaruar me preshin, merrini të gjithë cilindrat me rradhë dhe lyejini me miell skajet e tij.

Në një tenxhere shtroni disa fletë të preshit të zierë, në mënyrë që të mbulohet sipërfaqja e fundit të saj.

Vendosni me radhë të gjithë preshin e mbushur.

Në një tas hidhni salcën e domateve dhe ujin, vajin e ullirit kripë dhe piper dhe lëngun e limonit.

Me ndihmën e telit të kuzhinës përziejeni masën derisa të jetë homogjene.

Këtë salcë të përgatitur hidheni tek tenxherja me preshin.

Më pas vendoseni në zjarr të ngadaltë përreth 30 minuta ose derisa orizi të jetë gati.

Mjafton që t’i vendosni në pjata te cekta dhe ta shërbeni të ngrohtë.

Mund ta shoqëroni me sallata me perimet e stinës por dhe me kos të freskët shtëpie apo salcë kosi./AgroWeb.org

The post Presh të Mbushur me Mish të Grirë dhe Oriz – Receta me Shije Speciale appeared first on AgroWeb.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.