Tentoi të arratisej në vendlindje përmes Kakavijës, arrestohet shqiptari i dënuar me 7 vite burg nga gjykata greke
Një shqiptar ka tentuar të kalojë nga Greqia në Shqipëri përmes pikës kufitare të Kakavijës, por nga kontrolli i të dhënave rezultoi se ndaj
Një shqiptar ka tentuar të kalojë nga Greqia në Shqipëri përmes pikës kufitare të Kakavijës, por nga kontrolli i të dhënave rezultoi se ndaj tij kishte një dënim të formës së prerë.
Shqiptari u arrestua nga policia kufitare.
Oficerët e Departamentit të Kontrollit të Pasaportave konstatuan se ai ishte dënuar për trafik droge me vendim të Gjykatës Treanëtarëshe të Apelit Penal të Pireut, me shtatë vjet burg dhe 10 mijë euro gjobë./viziinplus.tv
What's Your Reaction?