“Po harxhon miliona euro për t’i burgosur në Shqipëri”, Meloni replikon me ‘Sea Watch’: Çfarë skandali

Tashmë që qendrat e pritjes në Gjadër dhe Shëngjin janë gati për të pritur emigrantët e parë, në Itali është rikthyer edhe njëherë debati i ashpër për këtë marrëveshje të kryeministres Meloni dhe parave që do të shpenzohen për të. Ajo që e ka sulmuar këtë herë shefen e qeverisë italiane është organizata joqeveritare “Sea […]

Tetor 14, 2024 - 09:30
 0
“Po harxhon miliona euro për t’i burgosur në Shqipëri”, Meloni replikon me ‘Sea Watch’: Çfarë skandali

Tashmë që qendrat e pritjes në Gjadër dhe Shëngjin janë gati për të pritur emigrantët e parë, në Itali është rikthyer edhe njëherë debati i ashpër për këtë marrëveshje të kryeministres Meloni dhe parave që do të shpenzohen për të.

Ajo që e ka sulmuar këtë herë shefen e qeverisë italiane është organizata joqeveritare “Sea Watch”, e njohur për kontributin e saj në shpëtimin e emigrantëve në det, që synojnë të mbërrijnë në brigjet e Italisë dhe jo vetëm.

Sipas “Sea Watch”, “qeveria e vetëshpallur patriote e Melonit po shpenzon miliona euro për të burgosur mijëra emigrantë në Shqipëri. “Paratë e taksapaguesve mund të ishin përdorur më mirë”, thuhet mes të tjerash në postim.

Teksa i menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i kryeministres, e cila deklaron se ka marrë një mandat të qartë nga qytetarët italianë për të mbrojtur kufijtë dhe për të ndaluar trafikun e qenieve njerëzore.

“Çfarë skandali! Një qeveri që – me një mandat të qartë të marrë nga qytetarët – punon për të mbrojtur kufijtë italianë dhe për të ndaluar trafikun e qenieve njerëzore, përmes veprimeve konkrete dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, shkruan Meloni.

Dy ditë më parë, mediat italiane publikuan lajmin se qendrat e ngritura për emigrantët në Shqipëri janë gati dhe këtë javë pritet të mbërrijnë në këtë vend dhe azilkërkuesit e parë.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.