EMRAT/ Mbanin me forcë 16-vjeçarin nga Afganistani dhe e detyronin të punonte, arrestohet 18-vjeçari në Shkodër, në kërkim i vëllai
Policia e Shkodrës ka arrestuar një 18-vjeçar, Alehandro Pashuku, dhe shpallur në kërkim vëllanë e tij, Kristjan Pashuku, pasi në bashkëpunim, kanë marrë
Policia e Shkodrës ka arrestuar një 18-vjeçar, Alehandro Pashuku, dhe shpallur në kërkim vëllanë e tij, Kristjan Pashuku, pasi në bashkëpunim, kanë marrë peng dhe shfrytëzuar për punë një 16-vjeçar nga Afganistani. Ky i fundit dyshohet si i trafikuar në territorin tonë.
Po ashtu, policia procedoi në gjendje të lirë vëllai tjetër dhe babain e të arrestuarit.
Gjatë kontrollit në servis, policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri automatik, një armë zjarri pistoletë imituese zhurme, një armë sportive pneumatike dhe municion luftarak.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pas informacionit të marrë nga Interpol Tirana, për një minoren nga Afganistani, që mbahej me forcë, në një servis në fshatin Berdicë e Mesme, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Minoreni”.
Në kuadër të operacionit u bë e mundur gjetja e minorenit, në gjendje të mirë shëndetësore”, njofton policia./vizionplus.tv
What's Your Reaction?